[email protected]
Titulli dhe fotografia bëjnë që të kuptohet gabimisht se lajmi ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Katërfishohet numri i fëmijëve të infektuar me Covid”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, ky portal ka pas tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi ngjarja ka të bëjë me New York-un.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, një titull i tillë përgjithësues, shumë lehtë mund të dezinformohen duke aluduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, ky artikull përmban fotografinë ilustruese në të cilën vërehet se është bërë në spitalet kosovare apo të vendeve përreth, pasi që shihet se në ambientin spitalor, gjendet një produkt (pije) kosovare.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Janë katërfishuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid në New York, sipas një njoftimi të zyrtarëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ditët e fundit ka pasur një rritje alarmante të shtrimeve në spitalet pediatrike të Nju Jorkut për shkak të Covid-19.

Rreth gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/591141/katerfishohet-numri-i-femijeve-te-infektuar-me-covid/


Hibrid.info ka arritur të identifikoj edhe një detaj që argumenton se fotografia e përdorur në këtë artikull, është bërë në spitalet e Kosovës. Detaji i identifikuar është një produkt (lëngë frutash) i prodhuar nga një prodhues kosovar (Frutti), i cili vështirë se mund të jetë eksportuar në New York, vend i cili trajtohet në përmbajtje të këtij artikulli.

No description available.

Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar në artikull që ka të bëjë me New York, SHBA, ku thuhet se janë katërfishuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid. Ndërsa në titull nuk qartësohet se për cilin vend bëhet fjalë, dhe duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se fjala është për Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi është vërejtur së bëhet fjalë për një hapësirë spitalore në Kosovë. Pra as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit, pasi nuk tregon se bëhet fjalë për New York-un.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »