Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Kjo ishte vetëm fillimi, Kosovën me rastin e Kishës në Prishtinë po e marrim Kosovën” është i sajuar

HIBRID

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Kjo ishte vetëm fillimi, Kosovën me rastin e Kishës në Prishtinë po e marrim Kosovën”.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka gjetur se titulli i këtij artikulli si dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit.

Në fotografi shihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ndërsa në përmbajtjen e tekstit gjendet njoftimi  i organizatorëve të “Liturgjisë”, të mbajtur më 10 qershor në kishën ortodokse në Prishtinë (objekt ky i kontestuar tash e sa kohë), të cilët thanë se ‘kjo ndodhu për herë të parë që nga viti 1998’.

Pra, nuk ka asnjë deklaratë nga Vuqic, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “klikoshqip.com” dhe “specialja.com”:

Sot është mbajtur një liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar” e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Me anë të rrjeteve sociale, vetë organizatorët kanë njoftuar në lidhje me mbajtjen e këtij organizimi, duke thënë se ‘kjo ndodhi për herë të parë që nga viti 1998’.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com” dhe “specialja.com”:

https://klikoshqip.com/news/2458?fbclid=IwAR3R8Ss4Z1Z5rtH6RByurOkx_KxVJ0M2XscuMFQZBoc_FxyJf1Swz4a3GmI
https://klikoshqip.com/news/2458?fbclid=IwAR3R8Ss4Z1Z5rtH6RByurOkx_KxVJ0M2XscuMFQZBoc_FxyJf1Swz4a3GmI
https://specialja.com/lajme/2021/06/11/kjo-ishte-vetem-fillimi-kosoven-me-rastin-e-kishes-ne-prishtine-po-e-marrim-kosoven/?fbclid=IwAR1aIQjR-umxSGHD31hMPWkQhppGY3DNn-KgbO1IOb1cYARvBqD9__2nR9o


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale në disa media online.

https://klankosova.tv/https-klankosova-tv-wp-admin-post-phppost1506019actionedit/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar një lajm që ka të bëjë me mbajtjen e riteve fetare nga serbët në kishën ortodokse në Prishtinë, ndërsa këtij artikulli i kanë vënë titull të rremë dhe fotografi që nuk përputhet me lajmin.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere