Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Heqja e kufizimeve nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Artikulli me titull “Shteti do të heqë të gjitha kufizimet anti-covid në fund të muajit” është publikuar nga portali “Kosova-sot.info”, ndërsa në fotografinë ilustruse ka vendosur një imazh në të cilën shihet një pjesë e sheshit të Prishtinës.

Me vendosjen e kësaj fotografie, ky medium online ka lënë të kuptohet se lajmi për heqjen e të gjitha kufizimeve anti-Covid ndërlidhet me Kosovës, pasi edhe në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet se ngjarja ka të bëjë me Britaninë e Madhe, ku kryeministri i saj Boris Johnson ka marrë vendim për heqjen e të gjithave masave kundër koronavirusit në fund të muajit.

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se shfuqizimi i masave kufizuese anti-Covid ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/599950/shteti-do-te-heqe-te-gjitha-kufizimet-anti-covid-ne-fund-te-muajit/


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar më parë si ilustrim për ngjarje që ndërlidhen me Kosovën.

Mediat online si “Kosovapress.com” e “Insajderi.com” e kanë përdorur këtë fotografi në artikujt e tyre lidhur me rastet aktive me masat anti-Covid-19 në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Britaninë e Madhe, kryeministri i së cilës ka marrë vendim për heqjen e të gjithave masave kundër koronavirusit në fund të muajit shkurt.

Por, në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ajo e një pjese të sheshit të Prishtinës dhe kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere