Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se babai i presidentes Osmani shihet në një fotografi me uniformë serbe

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi në Facebook, ku shihen dy persona të veshur me uniforma policore serbe, me mbishkrimin që pretendon se njëri nga prej tyre është babai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (15 shtator) nga një faqe me emrin “Shqip Zone”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi nuk është i saktë.


Deri në momentin e trajtimit, kjo përmbajtje ka marrë 107 pëlqime dhe 76 komente e 21 shpërndarje

Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID” dhe e ka gjetur këtë përmbajtje me këtë pretendim, të publikuar nga publikues të ndryshëm para pesë vitesh (shih këtu).

Hibrid.info gjeti disa artikuj të publikuar nga disa media në gjuhën shqipe, ku raportohet se personi nga fotografia për të cilin pretendohej se është babai i Vjosa Osmanit, është Milan Martiq (shih këtu dhe këtu). Gjithashtu, fotografia e Martiq me uniformë të policisë serbe u publikua edhe në portalin kroat “24sata.hr”.


Kush është Milan Martiq?

Milan Martiq është një ish-politikan serb, i cili shërbeu si president i Republikës të vetëshpallur serbe, e banuar kryesisht nga serbë të Kroacisë, që synonte të shkëputej nga Kroacia gjatë Luftës së Pavarësisë së Kroacisë (shih këtu).

Pas përfundimit të luftës, Martiq u akuzua për krime lufte nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY). Më 12 qershor 2007, ai u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 35 vjet burg. Që nga viti 2009, ai po vuan dënimin në Estoni.


Gjithashtu, në mesin e publikimeve të hasura është gjetur se presidentja Osmani në vitin 2020, me anë të një statusi i kishte përgënjeshtruar pretendimet e publikuara me anë të kësaj fotografie (shih këtu).

Ndërsa, në të kaluarën hibrid.info ka trajtuar pretendimin se babi i Vjosa Osmanit ka bashkëpunuar me regjimin serb, duke e vlerësuar si të paargumentuar (shih këtu).

Vetë i përmenduri, Raif Osmani i kishte demantuar pretendimet në një intervistë për televizionin “T7” (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se në një fotografi që shfaq dy persona të veshur me uniforma policore serbe, shihet babai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është i saktë.

Hibrid.info gjeti se personi në fotografi, në të vërtetë është Milan Martiq, ish-politikan serb dhe i dënuar për krime lufte.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere