[email protected]
Twitter bllokon llogarinë djalit të Trump-it, dezinformoi për Covid-19
shape
shape
shape

Rrjeti social Twitter ka bllokuar për 12 orë llogarinë personale të djalit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky bllokim u bë pasi djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, kishte postuar një video ku diskutohej për përfitimet e Hidroksiklorokin, si një masë parandaluese kundër virusit Korona.

Ishte edhe vet presidenti Trump, që kishte sugjeruar që ilaçi funksionon si një masë parandaluese kundër COVID-19, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën.

Twitter njoftoi se postimi i Trump Junior kishte shkelur rregullat e dezinformimit për Covid-19.

“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, shkroi Twitter për BBC.

Ky rrjet social gjithashtu njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për virusin Korona.

Vegëza e raportit të BBC-së:

Donald Trump Jr suspended from tweeting after Covid post

Share With Others