[email protected]
Ri-publikohet lajm i vitit 2022 me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “new.findnews5.com” ka publikuar me datë 19 mars një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektorë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info dhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se titulli është i sajuar dhe lajmi është i vjetër, i publikuar në janar të vitit 2022.

Në përmbajtje gjendet njoftimi i agjencisë së rekrutimit “JobCloud”, e cila kishte njoftuar se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

Gjithashtu, portali i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “new.findnews5.com”:

https://new.findnews5.com/2023/03/lajm-i-mire-per-shqiptaret-zvicra-po-kerkon-punetor-ne-keto-sektore/?fbclid=IwAR0deuMrzXvKTarAfsjGUnUx9IglXhEnzFihdNfF_Iu6pzs7NLhAy0IIq-A

Ky artikull është postuar edhe në Facebook nga faqja “Lajmi Fundit”, e cila numëron mbi 190 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga mediumi online “Insajderi.org”. (shih këtu)

Hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e agjencisë së rekrutimit “JobCloud” të postuar me datë 18 janar 2022 në median sociale në Twitter. (shih këtu)


I njëjti artikull ishte shpërndarë edhe me datë 28 shkurt nga faqja tjetër në Facebook me emrin “Lajme Globale”, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “new.findnews5.com” me datë 19 mars ka postuar një artikull me pretendimin se Zvicra po kërkon punëtorë në disa sektore.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (janar 2022), i cili tregon se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

I njëjti artikull ishte publikuar edhe me datë 28 shkurt nga një faqe tjetër në Facebook, që gjithashtu ishte trajtuar nga hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others