Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që…
[ ARTIKULLI ]

Edhe një portal i dyshimtë që shpërndan keqinformata në shumë faqe në Facebook

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në epokën e informacionit, portale të dyshimta kanë gjetur terren të përshtatshëm për të manipuluar opinionin publik dhe për të përhapur përmbajtje keqinformuese në media sociale.

Fenomen shqetësues është prania e një portali të tillë që, duke përdorur rrjet të gjerë faqesh në Facebook, arrin të shpërndajë përmbajtje tek audienca e gjerë.

Hibrid.info, gjatë monitorimit ditor ka hasur në një portal të dyshimtë “lajme.focuslajme.mk”, i cili publikon artikuj me përmbajtje në gjuhën shqipe dhe shpërndan informacionin në shumë faqe në Facebook.

Çka dihet për portalin e dyshimtë “lajme.focuslajme.mk”?

Portali i dyshimtë “lajme.focuslajme.mk”, nuk ka një adresë, kontakt apo impresum dhe nuk dihet se kush qëndron prapa tij. (shih këtu)

Çka publikon ky portal i dyshimtë?

Duke u bazuar në përmbajtjen e tij, ky portal i dyshimtë publikon lajme të fabrikuara dhe të pajisura me tituj çorientues, e që nuk kanë asnjë vlerë informative. Këto materiale më pas shpërndahen nëpër shumë faqe në Facebook.

Ku i publikon ky portal i dyshimtë përmbajtjet e tij?

Hibrid.info ka arritur t’i gjejë 19 faqe të ndryshme në Facebook, përmes së cilave ky portal i dyshimtë arrin t’i shpërndajë përmbajtjet që i publikon.

Faqet në Facebook në të cilat publikohen përmbajtjet e portalit të dyshimtë “lajme.focuslajme.mk” janë: NET PRESS, Fakte1 Shqip, Gjithcka, Top Lajme, News, Gazeta Sot, Gazeta Ndryshe, Gazeta KOHA, Mesazhi Press, Lajme nga Bota, Mesazhi, Lajm24, Shqiptar me Zemër, Revista Javore, Lajm 24, Lajmet e fundit, A1on Lajme, Gazeta Zeri dhe Aktuale 24.

Çka duhet të kemi parasysh kur hasim një portal të tillë?

Verifikimi i burimit: Duhet të kontrolloni burimin e informacionit dhe të shihni nëse është portal i njohur dhe i besueshëm.

Krahasimi i Informacionit: Duhet të krahasoni informacionin me atë që e publikojnë burimet e tjera të besueshme.

Analizimi i gjuhës dhe stilit: Kini kujdes nga gjuha e ekzagjeruar, titujt sensacionalë dhe stilin e shkruar që mund të jetë provokues ose polarizues.

Kontrolli i fakteve: Përdorni shërbime të kontrollit të fakteve për të verifikuar saktësinë e informacionit.

Kujdes nga ndjenjat: Shmangni përmbajtjet që përpiqen të shkaktojnë reagim të fortë emocional, pasi shpeshherë ato janë të krijuara për të manipuluar.


Hibrid.info më herët ka gjetur dy portale tjera të dyshimta. E para i shpërndante artikujt në 14 faqe në Facebook (shih këtu), ndërsa tjetra në 15 sosh (shih këtu).


Raporto

Nëse hasni në një faqe apo portal të dyshimtë, ne ju ftojmë që ta raportoni atë në ueb-faqen tonë hibrid.info përmes rubrikës “Raporto” (këtu), apo të na dërgoni në formë mesazhi në faqen tonë zyrtare në Facebook (këtu).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere