Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për planifikimin e ndërtimit të urës së gjatë 73 km ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Po pretendohet se një urë e gjatë prej 73 kilometrash, që e lidhë Italinë me Shqipërinë, planifikohet të ndërtohet nga 2025 – 2035.

Lajmi për projektin që pretendohet se do të kushtojë 10 miliardë euro, është publikuar (13 maj) në Facebook, me anë të një videoje, nga një faqe me emrin “Thënie të Mençura, thënie filozofike, psikologji, Këshilla etj.”.

Por, pas kërkimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë projekt zyrtar të konfirmuar nga anjëra prej këtyre dy vendeve.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Thënie të Mençura, thënie filozofike, psikologji, Këshilla etj.” në Facebook:

https://archive.is/5mzDY


Pas hulumtimit me anë të makinës së kërkimit, “Google”, hibrid.info e ka hasur të njëjtën video të publikuar edhe në mediat tjera sociale (shih këtu, këtu dhe këtu).

Përveç se ky video-material është sjellë online, nga publikues të ndryshëm, informacioni i pretenduar nuk është konfirmuar.

Edhe përkundër hulumtimit me anë të “Google”, një projekt i tillë nuk është gjetur as te institucionet zyrtare e as te mediat kredibile (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Shqipëria dhe Italia do të ndërtojnë një urë të gjatë prej 73 km me vlerë prej 10 miliardë eurosh, që lidh këto dy vende, është i pa vërtet.

Hibrid.info nuk ka gjetur prova të konfirmuara që mbështesin pretendimin në fjalë,

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë’.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere