[email protected]
Karantimi i Prishtinës, lajm i pavërtetë
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Më së largu të shtunën Prishtina ndoshta hyn në karantinë, sonte merret vendimi” është publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”.

Ky shkrim përmban titull të rremë dhe përmbajtje të vjetër, e cila më pas është ndryshuar qëllimshëm nga ky portal i dyshimtë.

Ky lajm është i datës 23 prill, i publikuar nga EkonomiaOnline.com, ku shkruan për daljen e Prishtinës nga karantina shkaku i masave kundër virusit Korona.

Teksti origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Më së largu të shtunën Prishtina ndoshta hyn në karantinë, sonte merret vendimi

Pas disa jave nga dalja nga prej karantinës, të premten më së largu të shtunën pritet që kryeqyteti të marr vendim të hyj apo jo në karantina.

Ky vendim pritet të merret në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, megjithatë masat e ndërmarra nga Qeveria do të vazhdojnë të mbesin në fuqi. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive.

Vegëza e artikullit të publikuar nga Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/14/me-se-largu-te-shtunen-prishtina-ndoshta-hyn-ne-karantine-sonte-merret-vendimi/?fbclid=IwAR0EHcVnRcpoUsjXETfVPHcw3riH0_r0LDLS-5-3HdSHG_Ejs3_vNe0QXd4

Më poshtë mund ta shihni artikullin origjinal, i cili ishte publikuar nga EkonomiaOnline.com, pjesë të së cilës janë publikuar në artikullin e sotëm nga Specialja.com, duke e ia ndryshuar kontekstin kohorë lajmit:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/prishtina-del-nga-karantina-me-se-largu-te-shtunen-sonte-merret-vendimi/

Analiza:

Artikulli i Specialja.com, përmban titull dhe përmbajtje të rreme, duke i ndryshuar konteksin kohorë artikullit autentik. Gjithashtu, teksti është i vjetër. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others