Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen
[ ARTIKULLI ]

Trumpi s’ka njoftuar për thirrje telefonike me Kurtin e as nuk e ka shkarkuar Grenellin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e se i ka uruar mirëseardhje në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu është pretenduar se Trumpi e ka shkarkuar Richard Grenellin e sapoemëruar si emisar për misione të posaçme.

Publikimi u bë nga llogaria “pograddeccii” më 5 shkurt. Në fotografinë në të cilën shkruhet ky pretendim, shfaqen presidenti Trump dhe kryeministri Kurti.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve del se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka njoftuar për bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu, as Grenell nuk është shkarkuar nga detyra e re.

Mbishkrimi në materialin e publikuar në TikTok:

“Lajmi i Fundit

Tronditet Kosova Trump konfirmon qe para pak minutash ka biseduar ne Celular me Albin Kurtin ku I ka Uruar mirëseardhje ne shtepin e bardhe po ashtu përjashtoj Genellin per nje lajm Fallc te Shperndar

Dridhet evropa cka po ndodh..”

Publikimi, deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info, ka marrë mbi 1850 pëlqime e mbi 260 komente.


Hibrid.info ka përdorur motorin online të kërkimit për të hulumtuar për lajme lidhur me pretendimet në TikTok. Me kërkimin e thjeshtë “Donald Trump – Albin Kurti” shfaqen vetëm artikujt që tregojnë për postimin e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Jr.  që shpërndau publikimin e Richard Grenellit, me kritika kundër Kurtit. Pra nuk shfaqet ndonjë artikull në mediume kredibile apo në ndonjë platformë sociale, në të cilën njoftohet për bisedë telefonike Trump-Kurti.

Hibrid.info ka verifikuar edhe faqet zyrtare të presidentit Trump nëpër rrjete sociale dhe s’ka gjetur ndonjë njoftim që lidhet me Kurtin së fundmi.

Nuk qëndron as pretendimi se Trumpi ka shkarkuar Grenellin. Në fakt, ai mori këtë javë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga vetë Trumpi që e lavdëroi Grenellin. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi në TikTok se presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është i vërtetë.

Nuk është i vërtetë as pretendimi se Trump ka shkarkuar Grenellin, që ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere