Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Tri ndër temat më të shpeshta që përdoren të krijuar lajme të rreme

HIBRID

Prodhuesit dhe krijuesit e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, është vërtetuar se përdorin lajmet që ngjallin më së shumti interes tek lexuesit, në mënyrë që të shërbejë si karrem për zgjerim të audiencës. Përmes rritjes dhe zgjerimit të audiencës dhe ndërveprimit të saj në platformat digjitale siç janë rrjetet sociale dhe të tjera të ngjashme, ata rrisin edhe përfitimin me metoda të ndryshme,

Edhe krijuesit e lajmeve të rreme në gjuhën shqipe, përdorin lajmet që janë aktuale dhe që kanë preokupim më të madh të audiencës shqipfolëse.

Në shumë, portalet e dyshimta, përdorim të njëjtat tema disa herë, duke e ditur se të njëjtat vazhdojnë të qëndrojnë renditura lartë sa i përket interesimit të lexuesve.

Hibrid.info ka ndarë 3 temat ndër më të përdorurat nga krijuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme, për të krijuar përmbajtje të manipuluar dhe dezinformata. Përzgjedhja e këtyre 3 temave është bërë nga numri i lajmeve të trajtuara nga hibrid.info.


Mbyllja/izolimi nga covid

Që nga marsi i vitit të kaluar, tema për mbyllje apo kufizim të lëvizjes, është përdorur shumë nga portalet e dyshimta, si pretekst për të krijuar dhe shpërndarë lajme të rreme.

Për më shumë, shikoni tre nga shumë shembujt tjerë të trajtuar nga hibrid.info:



Liberalizimi i vizave

Edhe liberalizimi i vizave është temë që ngjallë shumë reagim dhe nxitë lexueshmëri të madhe, veçanërisht për banorët e Kosovës, marr parasysh rrethanat.

Dy nga shembujt e shumtë që tregojnë se si kjo temë përdoret shpesh nga prodhuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme:


Mbështetja financiare

Duke qenë se pandemia dhe izolimi vështirësojë gjendjen ekonomike në vend, edhe ashtu të rënduar, institucionet shtetërore morën vendim për krijimin dhe zbatimin e një pako mbështetëse për qytetarët dhe bizneset. Shpërndarja e kësaj mbështetje financiare, përbënte lajm me interes të madh për lexuesit kosovarë. Si rrjedhojë, shumë portale të dyshimta vazhdojnë ta përdorin këtë temë për të krijuar lajmet të rreme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere