[email protected]
Artikull i rremë: Kurti nuk ka deklaruar për lirimin e Thaçit dhe Veselit, sikurse pretendohet
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull që gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “nëse do mundja, sot do t’i liroja nga Haga heronjtë e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që ky artikulli në fjalë përmban titull dhe përmbajtje komplet të sajuar.

Hibrid.info përgjatë hulumtimin përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë të bërë nga kryeministri Kurti. Pra, ky artikull është i sajuar dhe është bërë qëllimshëm vetëm për përfitim të klikimeve.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Albin Kurti: Nëse do mundja sot do ti liroja nga Haga heronjte e UÇK-së Hashimin dhe Kadrijën

Kryetari i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ai ka me i mbrojte me krejt shpirtin Hashim Thacin dhe te tjeret nga Gjy kata Speciale.

Kurti tha se lufta e UCK eshte e shenjte dhe askush nuk mund ta njellose ate, e ne fakt as Gjy kata Speciale tani.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/10/albin-kurti-nese-do-mundja-sot-do-ti-liroja-nga-haga-heronjte-e-uck-se-hashimin-dhe-kadrijen/?fbclid=IwAR39r-yCr8aVNEjmJzHfA83_2aRtAaf3tEOOGxcrI39RBl8DsK9bIlScqtg

Ky artikull është publikuar edhe në faqen “Në Kohë” në Facebook, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit të artikullit në faqen “Në Kohë” në Facebook:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/171909901636911


Analiza:

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme, i cili është krijuar nga disa portale të dyshimta për, siç duket, të tërheqë sa më shumë lexues.

Artikulli ka përmbajtje e titull të rremë, të cilat nuk korrespondojnë mes vete. Hibrid.info gjatë kërkimit dhe hulumtimit të bërë, nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë nga Kurti për ndonjë medium kredibil.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others