[email protected]
Pretendimi se “Thaçi ka financuar partinë e Vuçiqit”, i vjetër dhe i pabazë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Video/ Përgjimi ‘bombë’ që trondit politikën e Kosovës: Thaçi ka financuar partinë e Vuçiqit”.

Artikulli me të njëjtin pretendim publikua edhe në gusht të vitit 2020 nga portali “pamfleti.com” në Shqipëri, ku thuhej se ky portal ka arritur të gjejë një përgjim të një bisede telefonike mes një zyrtari politik në Serbi dhe një zyrtari politik serb të Kosovës.

Megjithatë, ky artikull është verifikuar edhe atëkohë nga stafi i hibrid.info dhe, në bazë të metodologjisë së punës, ishte vlerësuar si “përmbajtje e pa verifikuar”, për shkak të mosplotësimit të këtij artikulli me fakte përcjellëse që dëshmojnë autenticitetin e përgjimit, duke bërë që kjo dëshmi të humbë relevancën, duke mos dëshmuar vërtetësinë e materialit.

“Readkoala.com” ka marrë këtë artikull të vjetër dhe e ka publikuar atë duke pretenduar ta paraqesë si aktuale, edhe pse video e premtuar në titull nuk gjendet në përmbajtje.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/18/video-pergjimi-bombe-qe-trondit-politiken-e-kosoves-thaci-ka-financuar-partine-e-vucicit/?fbclid=IwAR0rUxqRijMV7gEo-gyZOYH_MJUtYlVpYkJHR9h3n6IkBaO-pQDLI9SwF6k

Vegëza e artikullit të njëjtë të publikuar për herë të parë më 28 gusht 2020 nga portali “pamfleti.net”:

https://pamfleti.net/video-pergjimi-bombe-qe-trondit-politiken-e-kosoves-thaci-ka-financuar-partine-e-vucicit/



Më poshtë mund të gjeni vegëzen e këtij artikulli që është verifikuar në kohë reale nga stafi i hibrid.info, e që është vlerësuar si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar këtë artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Hibrid.info në gusht të vitit 2020 ka kontrolluar faktet e artikullit të publikuar nga pamfleti.net, por duke e parë ndjeshmërinë e materialit (përgjimit) dhe kronologjinë e deklaratave të vetë këtij politikani serb, që ndërlidhen me kontekstin e videos, ka hezituar që ta kategorizojë këtë artikull si dezinformatë, apo lajm të rremë.

Si rezultat i gjithë këtyre faktorëve, artikulli është kategorizuar si “Përmbajtje e paverfikuar”, duke qenë se në tekst ngritën çështje që nuk janë të verifikuara.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others