[email protected]
Pretendimi i bërë në titull nuk bazohet në fakte
shape
shape
shape

Mediumi online “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull me titull “Ndodh edhe kjo: Albin Kurti kërcenon deputetët e VV-së për Trustin?”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është adekuat, pasi në përmbajtje nuk ofrohen fakte që mbështesin këtë pretendim.

Në përmbajtje gjendet një opinion i organizatorit të protestave për tërheqjen e një pjese të Trustit, Adnan Jashari, i cili në grupin në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trustit” ka postuar një shkrim të tij duke pretenduar pa fakte se kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar deputetët e VV-së me përjashtim nga partia në rast se ata votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen parave nga Trusti. (shih këtu)

“Te nderuar anëtarë, ne kemi kontaktuar deputetë nga të gjitha partitë politike, jemi të shqetësuar me faktin se deputetët e LVV-se kanë deklaruar se nuk guxojnë me votu Projektligjin për Trustin sepse Albin Kurti i ka kërcënuar me përjashtim nga partia për ata qe e votojnë kërkesën tonë për tërheqjen e deri 30% të Trustit. Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe duhet të votojnë pro popullit e jo pro liderit kundër popullit”, ka shkruar Jashari.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.com/ndodh-edhe-kjo-albin-kurti-kercenon-deputetet-e-vv-se-per-trustin/?fbclid=IwAR05pFTRyWAnTIMzLXcSS6PD1UAnc1sWgoGp-tW8oQpnUdNYA8cOeKPLinA


Ky medium online në këtë artikull ka vënë titull përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se  nga kush është bërë ky pretendim, duke pretenduar ta paraqesin si një informatë të mirëqenë.

Ky opinion i bërë nga Jashari mund të jetë i vërtetë, por nuk ofrohen fakte që mbështesin diçka të tillë.


Analiza:

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një opinion të organizatorit të protestave për tërheqjen e një pjese të Trustit, i cili ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar deputetët e VV-së me përjashtim nga partia nëse votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e tij.

Portali i lartcekur, këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat “Ndodh edhe kjo: Albin Kurti kërcenon deputetët e VV-së për Trustin?”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se as Jashari e as portali “GazetaDemos.com”, nuk kanë ofruar fakte që e mbështesin pretendimin e bërë. Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others