[email protected]
Pretendim i rremë se Osmani ka kërkuar nga Biden që ta marr me vete në takim Dua Lipën
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën shqipe “Albanian Post” dje (27 shtator) ka publikuar një artikull ku pretendohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  për të siguruar një takim me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, i ka premtuar se do ta merr me vete këngëtaren e famshme, Dua Lipa.

Sipas mediumit në fjalë, Osmani i ka dërguar edhe një letër ekipit të Biden, ku e arsyeton dhe kërkon takimin, pretendim ky që u demantua nga zyra e Presidencës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Albanian Post”:

https://albanianpost.com/e-marr-me-vete-edhe-dua-lipen-kerkesa-e-vjosa-osmanit-drejtuar-shtepise-se-bardhe-per-nje-takim-me-joe-biden/

Pjesë të artikullit të publikuar në “Albanian Post”:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shumë e interesuar ta sigurojë një takim zyrtar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në këtë përpjekje të vazhdueshme, Osmani i ka dërguar edhe një letër ekipit të Biden, ku e arsyeton dhe kërkon takimin.

Presidentja e Kosovës ka provuar ta tregëtojë hyrjen e saj në Zyrën Ovale, duke i premtuar presidentit amerikan se nëse sigurohet takimi, ajo do ta sjellë me vete yllin botëror të pop muzikës, shqiptaren Dua Lipa.


Portali informativ në gjuhën shqipe “Albanian Post” ka hedhur pretendimin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër (që Albanian Post e ka pa)  presidentit të SHBA-së, Jo Biden, për një takim të mundshëm duke i premtuar presidentit amerikan se nëse sigurohet takimi, ajo do ta sjellë me vete yllin botëror të pop muzikës, shqiptaren Dua Lipa.

Pretendim i mediumit të lartcekur është përgënjeshtruar nga Zyra e Presidencës, më konkretisht këshilltari për media, Bekim Kupina, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përgënjeshtruar pretendimin e bërë. Ai ka thënë se të gjitha letrat dërguar presidentit Biden janë publike dhe ka shtuar se, “Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim.” (këtu)

Pjesë të deklaratës se këshilltarit Kupina në Facebook:

Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim. Të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë.

Prandaj, raportimet e tilla nga disa mediume, janë të pavërteta.


Këshilltari Kupina thotë se letrat janë publike duke aluduar me gjasë në web faqen e presidencës, në të cilën letra e fundit drejtuar presidentit Biden është ajo me rastin e festimit të 4 Korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve. (këtu)

Një letër tjetër publike që ka zënë hapësirë në media është letra që më 10 mars, presidentja Osmani i shkruan presidentit Biden, ku i kërkon ndihmën e SHBA-ve për anëtarësim të Kosovës në NATO. (këtu)


Analiza:

Portali informativ në gjuhën shqipe “Albanian Post” ka pretenduar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër për takim presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, dhe për të siguruar takimin i ka premtuar presidentit se do ta marr me vete këngëtaren e mirënjohur botërisht, Dua Lipa.

Ky pretendim është përgënjeshtruar nga zyra e presidencës duke thënë se të gjitha letrat dërguar presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk kanë pasur përmbajtje të tillë ku apostrofohet Dua Lipa.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson së pretendimet e bëra nga portali informativ “Albanian Post” klasifikohen si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others