[email protected]
Balje dhe Avdiu e vlerësojnë pa fakte si “vrasje” vdekjen e gruas në Prishtinë
shape
shape
shape

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit politik “Bashkimi Social Demokrat”, Duda Balje, dje (4 janar) ka reaguar në lidhje me vdekjen e një gruaje në Prishtinë.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook, Balje e ka vlerësuar si “vrasje” rastin e djeshëm (4 janar), të ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Përveç Baljes, konstatim “vrasje” këtij rasti i ka dhënë edhe aktivistja për të drejtat e grave, Arta Avdiu.

Pretendimet e pa bazuara në fakte, këto figura publike i bënë ende pa u konstatuar nga Policia e Kosovës apo Prokuroria Themelore.


Postimet e Baljes dhe Avdiut në Facebook:

Postimi i Duda Baljes:

Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!

Dita e katert dhe vrasja e femres e para te ketij viti le te jete e fundit!!!

Zoti na ruajt!

P.S. Kërcënime për të vrarë në afekt… vrasje në të njëjtën gjendje mendore!!! Justifikim???

Postimi i Arta Avdiut:

Vritet nje grua 30- vjeçare ne Prishtine. Dmth per 1 muaj kater gra te vrara ne Kosove, tri ne Prishtine.


Vegëzat e postimeve të këtyre dy figurave publike mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, deklaroi për median online “Reporteri.net”, se sipas informatave të para, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta. (shih këtu)

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj për Reporteri.net.


Analiza:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe aktivistja për të drejtat e grave, Arta Avdiu, kanë reaguar lidhur me rastin e ndodhur dje (4 nëntor) në Prishtinë, që u gjet e vdekur një grua në hollin e një banese.

Këtë rast, këto dy persona të apostrofuar e kanë cilësuar si “vrasjke”, duke e konstatuar kështu ende pa u dhënë verdikti  nga Prokuroria Themelore apo Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, deklaroi sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info i vlerëson këto deklarata të këtyre figurave publike si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others