Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të pabazuara se Hashim Thaçi është serb! Dëshmi që ruhen në Hilandar: Stërgjyshi i tij ishte Radoslav Daniloviq

SHKELZEN OSMANI

Kategoria: #dezinformatë

Disa media nga Serbia kanë publikuar shkrime, përmes së cilave pretendohet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrënjë serbe.

Në këto shkrime thuhet se, kinse bazuar në disa dokumente të ruajta në bibliotekën e manastirit ortodoks të “Hilandarit” në Greqi, argumentohet se stërgjyshi i presidentit Thaçi, ishte konvertuar nga feja ortodokse në atë islame, duke ndërruar njëkohësisht edhe kombësinë nga ajo serbe në shqiptare.

Në publikimet e këtyre mediave serbe tutje shkruhet se “gjyshi i presidentit Thaçi, Jusuf Thaçi, i lindur si Radoslav Daniloviq, kishte qenë i kombësisë serbe dhe religjionit ortodoks”.

Më poshtë mund të lexoni verifikimin e saktësisë së këtyre lajmeve.

Dezinormata:

“Sipas kronikës së kishës të mbajtur në Hilandar, stërgjyshi i Thaçit, Jusuf Thaçi, i lindur Radoslav Daniloviq ishte një prift ortodoks në Sërbica (Skenderaj). Ai u konvertua në Islam në vitin 1898, duke e ndryshuar emrin e tij në Jusuf dhe u martua me një grua shqiptare, me të cilën patën 5 fëmijë, në mesin e tyre edhe babanë e presidentit Thaçi.

Ekspertët pohojnë se ekziston një dokument për të gjitha këto, që ndodhet në bibliotekën e manastirit Hilandar, dhe që buron nga manastiri i Sokolicës.

– Kronika e mbajtur në Hilandar thotë se Radoslav Danilović u konvertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e tij në Jusuf Thaçi. Pasi e pranoi Islamin, përveç gruas Popadija, me të cilën jetoi, Jusuf u martua me një grua Arnaut nga një fshat nga rajoni i Qiqavicës, por ajo vdiq në lindje. Jusufi, domethënë Radosllavi, atëherë u martua me një grua tjetër Arnaut nga Gllogoci (Drenasi) dhe kishte pesë fëmijë me të. Njëri prej tyre ishte gjyshi i Hashim Thaçit – raporton burimi, i cili pretendon se ai kishte një pasqyrë të dokumentit në manastirin Hilandar.

Sipas tij, megjithëse stërgjyshi i Thaçit nuk merrte sundim fetar mbi popullsinë, ai arriti ta shndërrojë në Islam shumicën dërrmuese të bashkatdhetarëve të tij në Skenderaj.

– Ai ndoshta shpresonte që ai të bëhej hoxhë dhe të merrte përsipër administrimin fetar në Skenderaj. Sidoqoftë, deri në fund të jetës së tij, në vitin 1929, ai nuk ia arriti atë – raporton burimi, duke theksuar se pagëzimi i Daniloviq ishte Mitrovdan”.

Disa nga titujt e këtij lajmi publikuar nga mediat serbe:

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/hasim-taci-je-srbin-dokaz-se-cuva-u-hilandaru-pradeda-mu-je-radoslav-danilovic-2019-11-19?fbclid=IwAR0kn4osmj8GMrxSkVmc6Cfnnhl1jOqyJKYUuXqg0xjvxFKYmToKAdm7HSM

https://pink.rs/politika/167199/hasim-taci-je-srbin-u-hilandaru-postoji-dokaz-na-svetoj-gori-sacuvan-dokument-pradeda-mu-je-radoslav-danilovic

https://www.espreso.rs/vesti/politika/469325/hasim-taci-je-srbin-i-preziva-se-danilovic-ne-nije-laz-dokaz-o-poreklu-cuva-se-u-najvecoj-srpskoj-svetinji

https://www.alo.rs/vesti/drustvo/tacijev-pradeda-bio-pop/178164/vest

Verifikimi i lajmit:

Përkundër se nuk ka ndonjë kundër reagim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, rreth këtyre lajmeve, redaksia e hibrid.info e ka arritur ta cilësojë këtë lajm si dezinformatë, me qenë se në vete përmban “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë dhe të pa verifikuara. Gjithashtu, këto shkrime janë të përbëra nga disa citate të pa dokumentuara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere