Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Yamal me trofeun e Kupës së Botës dhe gjyshen e tij, i gjeneruar nga IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Imazhi është i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Është publikuar një imazh, ku shihet Lamine Yamal, futbollisti i kombëtares së Spanjës, pranë një gruaje më të moshuar, e cila është e veshur me një bluzë të kuqe dhe mbulesë koke tradicionale, si dhe pranë një vajze më të re me flokë të çelura, të veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse.

Të tre shfaqen duke e mbajtur në duar trofeun e Kupës së Botës, me mbishkrimin që pretendon se futbollisti spanjoll, e ka dërguar çmimin e fituar, gjyshes së tij.

Kjo përmbajtje në gjuhën shqipe, është publikuar të martën (21 korrik) në Facebook, në faqet me emrat “Fakt Futboll” dhe “Favorit Zone”.

 Megjithatë, hibrid.info gjeti se ky imazh mund të jetë i gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA).

Ky imazh nxiti dyshime qysh në fillim për shkak të pamjes tepër të lëmuar dhe artificiale të lëkurës së personave, ndërsa trajtohet si rast verifikimi pasi përdorimi i imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale ose të manipuluara për figurat publike mund të mashtrojë lehtësisht masën në rrjetet sociale.

Andaj, hibrid.info e verifikoi atë përmes platformës të detektimit “HiveModeration”. Pas verifikimit përmes mjetit të analizës, rezultatet treguan se imazhi ka një probabilitet prej 96.7% për të qenë i gjeneruar nga IA .

Në bazë të rezultatit, mjeti ka shënuar një probabilitet prej 44.4% për modelin veo3.

Hibrid.info ka kontrolluar burimet zyrtare të informimit të lojtarit spanjoll. Në llogarinë e tij në “Instagram”, nuk u gjet ndonjë imazh i ngjashëm real me atë që u trajtua në këtë tekst (shih këtu).

Imazhi u verifikua edhe përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID”. Rezultatet shfaqën një sërë publikuesish në gjuhë të ndryshme të botës që e kanë shpërndarë këtë imazh, por nuk u gjet asnjë dëshmi apo fakt se përmbajtja është trajtuar më parë nga ndonjë organizatë e kontrollit të fakteve.


Lamine Yamal ishte pjesë e kombëtares spanjolle, e cila u kurorëzua fituese e Kampionatit Botëror 2026 pas një triumfi në finale ndaj Argjentinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) (shih këtu).

Ai u lind më 13 korrik 2007 në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës, nga një baba maroken dhe një nënë nga Guinea Ekuatoriale. Yamal u rrit kryesisht nga gjyshja e tij, Fatima, në lagjen Rocafonda të Mataró-s (shih këtu).

Fotografi reale e Yamal me gjyshen e tij:

Analiza:

Pretendimi se imazhi shfaq futbollistin Lamine Yamal duke ia dërguar trofeun e Kupës së Botës gjyshes së tij është i rremë.

Përmbajtja nuk paraqet një ngjarje reale, por një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Po ashtu, nga verifikimi në llogarinë zyrtare të futbollistit nuk u gjet asnjë fotografi apo dëshmi reale që mbështet këtë pretendim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere