Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Krahasimi Ukrainë-Kosovë në narrativat dezinformuese të Rusisë

HIBRID

Ky raport analizon mënyrën se si Rusia synon të rrisë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes ndërtimit dhe përhapjes së narrativave dezinformuese, kryesisht me përmbajtje anti-perëndimore, kundër SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Përmes këtyre narrativave, kampi euro-atlantik paraqitet si kërcënim për vlerat tradicionale dhe si shkaktar i tensioneve politike në rajon. Ndikimi rus shtrihet kryesisht përmes Serbisë, duke përdorur zhvillimet në Kosovë si pikë referimi për të ndërtuar rrëfime që synojnë të minojnë besimin ndaj institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë kuadër, raporti identifikon dy kategori kryesore të narrativave: ato gjeopolitike, që synojnë zgjerimin e ndikimit strategjik, dhe ato identitare, që nxisin pakënaqësi dhe polarizim shoqëror.

Në fokus të veçantë është rasti i Kosovës, ku narrativat dezinformuese ruse përqendrohen në katër shtylla kryesore: kontestimin e shtetësisë, krahasimet e pavlefshme me konfliktin në Ukrainë dhe me Krimenë, si dhe portretizimin e rusëve dhe serbëve si viktima. Këto narrativa përforcohen nga zyrtarë të lartë rusë dhe media shtetërore, si dhe shpërndahen në mënyrë të gjerë përmes mediave sociale dhe influencuesve digjitalë. Përmes shtrembërimit të fakteve dhe manipulimit emocional, ato synojnë kryesisht komunitetin serb në Kosovë, por edhe segmente të tjera të shoqërisë, duke promovuar një perceptim negativ ndaj Perëndimit dhe duke e paraqitur Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale. Gjetjet sugjerojnë një përputhje të konsiderueshme mes narrativave ruse dhe serbe, të cilat, megjithëse burojnë nga interesa të ndryshme, shpesh ndërthuren dhe përforcojnë njëra-tjetrën.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere