Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk tha se është kundër mbylljes

HIBRID

Portali i dyshimtë “mergata.eu” ka publikuar një artikull, ku pretendohet se Albin Kurti është kundër që të rikthehet karantina si pasojë e virusit Korona.

Megjithatë, ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga ana e Kurtit.

Tekti i artikullit të publikuar në “mergata.eu”:

Kurti: Nuk duhet me u mbyll vendi në karantinë, s’mundesh me ja ndal njerëzve lëvizjen..

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal kundër izolimit të vendit për shkak të situatës jo të mirë në vend. Ai beson se kjo nuk është e drejtë dhe Qeveria e kosovës nuk duhet ta bëj..

” Nuk duhet me u mbyll vendi në karantinë, s’mundesh me ja ndal njerëzve lëvizjen. Avdullah Hoti nuk po ja…-

Vegëza e artikullit të publikar në “mergata.eu”:

https://mergata.eu/kurti-nuk-duhet-me-u-mbyll-vendi-ne-karantine-smundesh-me-ja-ndal-njerezve-levizjen/


Analiza:

Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga “mergata.eu” është komplet i sajuar, pasi nuk është gjetur asnjë deklaratë e ngjashme nga ana e Albin Kurtit. Lajme të tilla dezinformuese, synojnë të përfitojnë materialisht përmes klikimeve në rrjete sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere