[email protected]
Lajmi i muajit shkurt pretendohet të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime” kanë publikuar sot (7 prill) një artikull me titull “Rrëmbehet me armë si në filma një person në mes të Prishtinës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar me datë 18 shkurt.

Pra, faqet e lartcekura janë munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesin si aktual, duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime”:

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid0hw2iRAN5ZzTD3Gw2HhtM8MgPpDNgrbbka1WCoTCWk89wuo4hWsCnhF9brUpRAoD2l

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid02gnJU47KcuNPwcj8yLLzjQsQTKXDLD2G8vFJpaCPEcuRJhi6UoRmD4q9xCTdBG9Pkl


Në përmbajtje të artikullit të publikuar nga faqet e lartcekura, gjendet edhe komunikata e Policisë së Kosovës, e cila në raportin 24 orësh, kishte bërë të ditur se rrëmbimi i një personit nën kërcënimin e armës ka ndodhur me datë 16 shkurt.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të datës 16 shkurt.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin lidhur me këtë ngjarje, të publikuar në kohë reale (18 shkurt) në disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqet e lartcekura në Facebook kanë publikuar një lajm të vjetër të muajit shkurt, me pretendimin ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others