Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ekzistojnë pamje që shfaqin momente lidhur me vdekjen e foshnjes 10 muajshe në Britani të Madhe

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (29 mars) një imazh të cilit i kanë vendosur mbishkrimin “E rëndë, ρrindërit rrahin për υdekje foshnjën 10 muajshe / shiko videon e plote ne komentin e pare”.

Imazhit i është bashkangjitur në koment, vegëza e artikullit që ka raportuar ngjarjen, i publikuar nga një portal i dyshimtë me emrin “new.focuslajme.mk”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli në fjalë nuk përmban video, ashtu siç paralajmërohet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar nga faqet në Facebook, të cilat kanë raportuar ngjarjen.

Një numër i madh i faqeve në Facebook kanë shpërndarë informacionin në mënyrën e lart-cekur (këtu).


Vegëzat e disa nga faqeve të cilat kanë publikuar imazhin në Facebook:

https://www.facebook.com/portaliaurora/posts/pfbid02wuMJXk63d2zXtVjCQWtWc8fcAA3EPYxBkdqvFhjtNzjYzxBHV3nQ3BVQ6zXYRP3Sl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0tpaGuxr3UTdWmDKLmstHZnuc2k4H4kiohAY6oLVTZPk9DG7dpfZ5a6wHfkPjtJSLl&id=100063991627767

https://www.facebook.com/mesazhikpress/posts/pfbid02uKBmjqgqGnyC6kEHPTAHhkeZkWtwqQavPMi95Qkw5L25MBKCjzfFM3E4hULErwSbl

https://www.facebook.com/zeri.gazeta/posts/pfbid0snwqLYQCRbauX4HzWW4hLJKBKxggrGjS3e7S1htDjX2zHBXZUudhjcJKPcbxM9FDl


Hibrid.info ka verifikuar artikullin (këtu) bashkangjitur në hapësirën e komenteve në imazhin e publikuar nga faqet në fjalë dhe ka vërtetuar përmbajtjen në të cilin raportohet për një ngjarje të ndodhur në Britani të Madhe, e konfirmuar edhe nga disa media në gjuhën angleze (shih këtu, këtu dhe këtu).

Por, pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se artikulli i portalit të dyshimtë, “new.focuslajme.mk”, nuk përmban video, ashtu siç pretendohet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar nga faqet e përmendura më lartë në Facebook.


Gjithashtu edhe pas hulumtimit me anë të makinës së kërkimit, “Google”, hibrid.info nuk ka gjetur pamje të momenteve të ndodhjes së ngjarjes apo edhe pas ndodhjes së saj (shih këtu).


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull që raporton për vrasjen e një foshnje nga prindërit në Britani të Madhe, me pretendimin se i njëjti artikull përmban edhe video.

Por, pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se brenda tekstit të lajmit nuk ekziston video. Po ashtu edhe nga hulumtimi tutje, nuk është hasur asnjë video gjatë dhe pas momentit të vdekjes së foshnjës 10 muajshe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere