Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është paralajmëruar ashpërsim i masave anti-Covid në Shqipëri

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “E Fundit/ Shqipëria drejt izolimitt te forte, paralajmerimi i Bratajt, Sot njoftohet që…”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë të ketë përdorur një deklaratë të kreut të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, Skënder Brataj, i cili kishte kishte bërë të qartë se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-Covid. “Ingazetaa.com” më pas e ka publikuar këtë lajm duke i vënë titull të rremë, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendjen e lexuesve.

Pra, Brataj nuk ka paralajmëruar se Shqipëria po shkon drejt një izolimi të fortë si pasojë e virusit Korona, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “ingazetaa.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

E Fundit/ Shqipëria drejt izolimitt te forte, paralajmerimi i Bratajt, Sot njoftohet që…

Teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesin në Tch, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njoftohen edhe masat e reja. Ai theksoi fort se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infe ktuarve dhe të shtruarve janë në rritje.Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave. Nuk mendoj se do të ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje di fillimin. Por ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëm urëve dhe të shtruarve në spittal normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/e-fundit-shqiperia-drejt-izolimitt-te-forte-paralajmerimi-i-bratajt-sot-njoftohet-qe/?fbclid=IwAR1zEO1MhCN85bYWASyx4gnBLtKGGmvy4s6wJfNmvOSupL3IKyZ2u8vQQvI


Më poshtë mund të lexoni artikullin autentik me deklaratën origjinale të Bratajt të publikuar në portalin top-channel.tv.


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një deklaratë të kreut të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, Skënder Brataj, të cilës i ka vënë titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtje. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere