Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është paralajmëruar mbyllje totale

HIBRID

Disa portale informuese në Kosovë, kanë publikuar dje (3 prill) artikuj për propozimin e Qeverisë për kufizim të masave të lëvizjes dhe të aktiviteteve me titull “12 ditë mbyllje totale, paralajmërohet edhe orë policore”.

Përderisa në titull pretendohet se kufizimi do të jetë përmes një mbyllje totale për 12 ditë dhe për orë policore, në përmbajtje të këtyre artikujve thuhet diçka tjetër. Pra, në brendi të tekstit përshkruhet lajmi i një takimi mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit të gastronomve, ku është propozuar mbyllje totale e këtij segmenti të ekonomisë.


Pjesë nga këta artikuj:

T: 12 ditë mbyllje totale, paralajmërohet edhe orë policore

Nga e marta vendi pritet që të mbyllet për 12 ditë

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare. Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore. “Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi. Në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar 12 raste të vdekjes dhe 777 raste të reja me COVID-19. Pardje është shënuar rekordi i rasteve të reja me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë me 975 raste pozitive.

Vegzat e artikujve të publikuara nga disa media:

https://rahopress.com/nga-java-tjeter-pritet-mbyllje-totale-per-12-dite/

Siç mund të shihet nga ky artikull, pretendimi i bërë në titull është i pavërtetë duke qenë se nuk ka vendim për mbyllje por porpozim. Për më tepër, edhe propozimi nuk ka qenë për mbyllje totale, por vetëm për hapësira publike, përfshi edhe sektorin e gastronomisë.

Gjithashtu, nuk ka asnjë vedim zyrtar nga institucionet relevante, në këtë rast nga vet Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë temë. Ministri Vitia është shprehur se vendimin për rritje të masave kufizuese do ta merr pas konsultimeve që do t’i ketë me akterë tjerë relevant, që janë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe përfaqësues institucional. Sot (4 prill) ai ka zhvilluar takim me udhëheqës komunal, për t’i diskutuar modalitetet e ndryshimit të masave kufizuese.

Vegëza të lajmit për takimin e ministrit Arben Vitia me përfaqësues komunal:


Analiza:

Pretendimet e bëra se do të ketë mbyllje totale dhe orë policore, janë të paqëndrueshme dhe bien ndesh me vetë lajmin që e kanë botuar mediat e kontrolluara. Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere