info@hibrid.info
Nuk po krijohen vendbanime të reja izraelite në Gaza
shape
shape
shape

Një faqe në median sociale Facebook, ka publikuar një artikull për planifikimin e krijimit të vendbanimeve të reja, në Gaza, duke e mbështetur atë edhe me një fotografi.

Në përmbajtje pretendohet se Izraeli po planifikon vendbanime të reja në Gaza duke ia shtuar shkrimin: “kolonët izraelitë ëndërrojnë të planifikojnë shtëpi plazhi në Gaza”.

Por pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0pauVrW5A4d5gxkCN7Xr6m2JP1MFjDi6GKATZEXwqygVaQvr3CQeeqn5jk1Pg5w1Tl&id=100092945134138


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, në mediumin izraelit “Hareetz” ka gjetur artikullin që tregon se ky njoftim për krijimin e vendbanimeve të reja në Gaza, nga Izraeli ishte vetëm një satirë e reklamës të bërë nga një kompani izraelite. (shiko këtu)

Por, pasi që në faqen e këtij mediumi artikulli nuk mund të lexohet i plotë, hibrid.info ka gjetur artikullin e plotë në platformën spanjolle për verifikimin e fakteve “Maldita.es” (shih këtu), që sqaron në detaje se kompania izraelite e pasurive të patundshme kishte realizuar një reklamë duke thënë se “po hedh bazat për një kthim në Gush Katif”, vendbanimet që Izraeli evakuoi nga Gaza në 2005. Por, drejtori i kompanisë ka sqaruar se kjo ishte vetëm një satirë në kuadër të reklamës së bërë. (shiko këtu artikullin e publikuar në Maldita.es)


Analiza:

Një faqe në median sociale Facebook, ka publikuar një artikull për planifikimin e krijimit të vendbanimeve të reja, në Gaza, duke pretenduar se “kolonët izraelitë ëndërrojnë të planifikojnë shtëpi plazhi në Gaza”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i vërtetë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si përmbajtje e paverifikuar dhe satirë.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Share With Others

Translate »