Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk qartësohet përmes titullit se në cilin vend ka ndodhur infektimi i punonjësve shëndetësorë

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Edhe pse të vaksinuar, 350 punonjës shëndetësorë infektohen me COVID-19”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikulli është përgjithësues. Ndërsa, lajmi ka të bëjë veçanërisht me shtetin e Indisë.

Duke e ditur se portali “botasot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka të bëjë me punonjësit shëndetësorë në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Më shumë se 350 mjekë dhe punonjës mjekësorë janë prekur me COVID-19 në Indonezi pavarësisht se janë vaksinuar me Sinovac, thanë zyrtarët, ndërsa shqetësimet rriten në lidhje me efikasitetin e disa vaksinave kundër varianteve më infektive të koronavirusit

Shumica e punëtorëve ishin asimptomatikë dhe ishin vetizoluar në shtëpi, tha Badai Ismoyo, kreu i zyrës shëndetësore në rrethin e Kudus.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/azia-bota/1610888/edhe-pse-te-vaksinuar-350-punonjes-shendetesore-infektohen-me-covid-19/?fbclid=IwAR3uzZofwO_8ThGoDBj68ARMCi4kOTf266qhmXCkOTiHGO51st9JhP6d5uE


Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me infektimin e disa punëtorëve shëndetësorë me COVID-19 në Indi, të cilët janë të vaksinuar kundër virusit Korona, por në titull nuk e sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në Kosovë, dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere