[email protected]
Osmani nuk ka caktuar ndonjë datë për liberalizim të vizave
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar datën e liberalizimit të vizave.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Lajmi ka të bëjë me vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Austri, e cila ka bërë të ditur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar nga BE-ja që t`i përmbahet premtimit për kosovarët.

Pra, nuk ka asnjë datë për liberalizim të vizave siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Gjatë vizitë së saj zyrtare në Asutri, presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave për çka ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i përmbahet premtimit për qytetarët e  Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ka takuar anëtarët e shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri, ka mbajtur ligjëratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë dhe ka takuar një grup të grave të suksesshme Austriake, me ftesën e Zonjës së Parë të Austrisë, Doris Schmidauer. Përgjatë takimit me shoqatën e miqësisë Kosovë – Austri, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl, Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë. Ka theksuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar nga BE-ja që t`i përmbahet premtimit për kosovarët. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur bindjen se Austria do të vazhdojë t`i qëndrojë në krah Kosovës edhe në procesin e integrimit evropian, sikurse edhe në atë të të integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentes.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/23/vjosa-osmani-jep-daten-kur-do-te-liberalizohen-vizat-ja-fjalimi-i-saj-ne-austri/?fbclid=IwAR00NU95GmS_p4Fy7fFXrdKVgRLwdhOY1BG466VgW09z-qnlCxIFehkd1Jk

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në disa media online:

https://kosovapress.com/%E2%80%8Bosmani-ne-austri-be-ta-mbaje-premtimin-kosova-i-ka-plotesuar-kriteret-per-liberalizim-te-vizave/

https://albanianpost.com/osmani-i-kerkon-be-se-liberalizim-te-vizave-per-kosoven/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar këtë artikull, i cili ka të bëjë me vizitën e presidentes Osmani në Austri, e cila ka kërkuar nga BE-ja liberalizim të vizave për Kosovën.

Ndërsa këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull i rremë, gjoja se Osmani ka dhënë datën për liberalizim të vizave. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others