Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamje nga tërmeti i muajit shkurt në Turqi, mundohen të paraqiten si të konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar sot (19 tetor) një video-material në pamjet e së cilës shfaqen rrënoja të shumta të objekteve të shkatërruara.

Duke u bazuar në publikimet e kësaj faqeje dhe nga komentet në po këtë publikim, nënkuptohet se video-materiali shfaq pamjet e shkatrrimeve të konfliktit në Gaza.

Por që pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vjetër dhe shfaq pamje nga Turqia, pas tërmetit në fillim të këtij viti.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Rruga Drejt Islamit”:

https://www.facebook.com/reel/695009239352995


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, ka gjetur të njëjtin video-material të publikuar në muajin shkurt, me përshkrimin që sqaron se pamjet paraqesin situatën në Turqi, pas tërmetit në fillim të këtij viti. (shih këtu dhe këtu)


Video-materiali i publikuar nga Faqja në Facebook, “Rruga Drejt Islamit” nuk përmban mbishkrim, që do të sqaronte pamjet. Hibrid.info ka kontrolluar dhe ka vërtetuar se publikimet e shpeshta nga kjo faqe, lidhen me situatën aktuale në Gaza. (shih këtu)

Hibrid.info edhe më herët ka kontrolluar dhe ka verifikuar publikime nga kjo faqe. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një video-material ku shihen pamjet të rrënojave të shumta të disa objekteve. Bazuar në aktivitetin e faqes, video-materiali është munduar të publikohet si pretendim që shfaq situatën aktuale në Gaza.

Por që pas hulumtimit nga hibrid.info është gjetur se video-materiali është i mëhershëm dhe paraqet pamje të Turqisë pas tërmetit në fillim të këtij viti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere