Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Postime në rrjetet sociale pretendojnë se në shkolla të Prishtinës janë shpërndarë fletushka me teori konspirative kundër vaksinave anti COVID-19

HIBRID

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ka publikuar një postim me fotografi e mbishkrim ku thuhet se, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, janë shpërndarë të enjten (25 nëntor) fletushka të cilat përmbajnë përmbajtje dhe mesazhe të rreme kundër vaksinave anti COVID-19.

Në faqen e parë të kësaj broshure, shihet një llogo me emrin “QYTETARI I LIRË”, që aludohet të jenë hartuesit e këtyre fletushkave.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer në rrjete sociale, ka gjetur grupin në Facebook me emrin “Qytetari i lirë”, i cili ka afër 600 anëtarë. Ky grup është privat dhe aktivitet kryesor ka avokimin kundër vaksinave.

Në rregullat e këtij grupi shkruan “Të gjithë anëtarët e këtij grupi, jemi KUNDËR VAKSINIMIT ME DETYRIM, jemi KUNDËR MASAVE QË CENOJNË LIRINË E LËVIZJES jemi KUNDËR VENDIMEVE ANTIKUSHTETUESE. Secili anëtar i pranuar, nënkuptohet se është në pajtim me tekstin e lartëpërmendur”.


Vegëza e grupit “Qytetari i lirë” në Facebook:

https://www.facebook.com/groups/1119713531767447

Në këto fletushka citohen disa persona që janë kundër vaksinës anti-Covid, e një ndër ta më i përmenduri është Stanley Alan Plotkin.

Në përmbajtje të këtyre fletushkave shihen citate të ndryshme si “Në vaksina gjendet dhjam derri…”, “Në vaksina qeliza të majmunëve”, e “Në vaksina gjenden pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar”.

Vegëza e postimit të fletushkave në faqen “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” në Facebook:

https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/929280927983054


Në këto fletushka janë përmendur citate të Stanley Alan Plotkin, i cili është një mjek amerikan që punon si konsulent për prodhuesit e vaksinave, si Sanofi Pasteur, si dhe firmat e bioteknologjisë, organizatat jofitimprurëse dhe qeveritë (këtu). Gjithashtu edhe Epidemiologu klinik dhe Endokrinologu, Ilir Alimehmeti (këtu), si dhe profesoresha në kolegjin e Dublinit, Dolores Cahill (këtu).

Në secilin citat që gjendet në këto fletushka, në fund të faqes janë dhënë edhe burimet se nga janë marrë ato. Hibrid.info ka kërkuar në Youtube, ku ka gjetur videon me fjalimin e Plotkin, e cila është e publikuar më 8 tetor të vitit 2018 (këtu).

Këto aludime të këtyre personave që janë përmendur në këto fletushka, nuk përmbajnë fakte e as argument që t’i mbështesin ato.

Hibrid.info edhe më herët ka publikuar artikuj që e demantojnë se vaksinat përmbajnë qeliza të fetuseve të abortuar.

Më poshtë mund të gjeni artikuj të botuar në hibrid.info, ku tregohet qartë rreth përmbajtjes së vaksinave të publikuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SHBA-së.


Analiza:

Sipas asaj që shihet në fotografitë e postimit të shpërndarë nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” kuptohet se, përveç disa citateve, nuk është paraqitur asnjë argument që e dëshmon pretendimin.

Gjithashtu shumica e autorëve të cituar në këto fletushka, janë të njohur për teori konspirative të bëra kryesisht rreth vaksinave.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e këtyre fletushkave si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere