Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i gabuar se një tifoz i “Arpagjikëve” u dënua me 10 vjet burgim në Mal të Zi

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet titujve në artikuj mediatikë, është pretenduar se një pjesëtar i tifogrupit “Arpagjikt” nga Prizreni është dënuar me 10 vjet burgim në Mal të Zi, pasi ka pranuar se ka shkruar grafitin UÇK në disa shtëpi.

Pretendimi me titull “Dënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal Të Zi” u publikua të enjten (23 tetor) në “indeksonline.net” dhe “periskopi.com”.

Përse po trajtohet ky pretendim?

Edhe pse titujt pretendojnë për 10 vjet burgim, qysh në krye të lajmit këto media kanë informuar se bëhet fjalë për dënim me burgim prej dhjetë ditësh.

Kreu i lajmit:

“Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo”.


Artikulli vazhdon duke cituar mediumin “Vijesti” në Mal të Zi. Hibrid.info ka verifikuar artikullin e publikuar nga ky medium. Aty bëhet e ditur se dënimi është 10 ditë burgim dhe një vit ndalim i hyrjes në Mal të Zi për një shtetas të Kosovës.


Të dyja mediat i kanë publikuar artikujt edhe në faqet e tyre në Facebook. E disa minuta pas publikimit të artikullit, ato kanë përmirësuar titujt.

Artikulli me titullin e njëjtë megjithatë ka mbetur aktiv në Facebook në faqen “Drenica Press” me 92 mijë ndjekës.

Analiza:

Në titujt e disa artikujve është pretenduar se një shtetas i Kosovës është dënuar në Mal të Zi me 10 vjet burgim pasi e ka pranuar se e ka shkruar grafitin UÇK në disa shtëpi.

Por pavarësisht titujve, mediat e apostrofuara në përmbajtje kanë informuar se bëhet fjalë për dënim me 10 ditë dhe jo 10 vjet. Disa minuta pas publikimit, ato përmirësuan titujt dhe publikimet në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson përmbajtjet e paraqitura në titujt e këtyre artikujve, si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere