Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kurti ka vënë në dyshim prejardhjen e parave të mërgimtarëve

HIBRID

Në një grup publik në Facebook me emrin “Disapora me PDK” është publikuar (28 dhjetor) imazhi ku shfaqet portreti i kryeministrit Albin Kurti.

Fotografisë i është bashkangjitur edhe mbishkrimi që pretendon se kryeministri Kurti është deklaruar “Kemi dyshime për prejardhjen e parave që po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, deklarata e pretenduar e Kurtit nuk është provuar të jetë e vërtetë madje janë gjetur edhe deklaratat reale të tij për mërgimtarët.


Vegëza e imazhit të publikuar në grupin “Disapora me PDK”:

https://www.facebook.com/groups/401170274324083/posts/1007430563698048/


Hibrid.info ka hulumtuar për pretendimin në rrjetin social Facebook (këtu) por edhe me anë të makinës së kërkimit, Google (këtu), por deklarata si e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjërën prej mediave.


Ndërkaq për të vërtetuar se pretendimi nuk qëndron, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka sjellë disa qëndrime publike të kryeministrit të vendit, mbi mërgatën, në të cilat vlerësohet kontributi i diasporës në vendin tonë, nga kryeministri Kurti (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryeministri i kosovës, Albin Kurti me anë të një deklarate, ka vënë në dyshim prejardhjen e parave të mërgimtarëve, nuk është faktuar.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime konkrete që e provojnë deklarimin e pretenduar të kryeministrit Kurti. Gjithashtu janë gjetur qëndrimet publike të tij, të cilat nuk përputhen me pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere