Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për lejimin e kufizuar të pjesëmarrësve në sallat e dasmave, bazohet në një lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar më 4 tetor një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT / Ja nga sa persona do lejohen në sallat e dasmave”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar duke pretenduar se bëhet fjalë për lajm aktual, pasi është vendosur fjalia “Lajmi i fundit”.

Lajmi është i vjetër dhe vetëm pasi të klikohet në të, vërehet se bëhet fjalë për muajin qershor të këtij viti, kur kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, kishte folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

-Krye’tari i Odës së HoteIerisë dhe Turizmit, Hysen Soogojeva, ka foIur për Iejimin e mbaajtjes së daasmave në Kosovë nga 15 qer’shori.

-Sogoojeva në Shtatë Ditë me Pangjën në KIan Kosova ka dekIaruar se Iejohet për’dorimi i 30% të saIIës ku mbahet daasma.


Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/lajmi-i-fundit-ja-nga-sa-persona-do-lejohen-ne-sallat-e-dasmave/?fbclid=IwAR0T6bu9HcjThNNPqGyMVjjuyaJDFyPl2DnhvmaGMEZPpV2-QQ3ikZTmVDw

Gjithashtu, fotografia e vendosur në këtë artikull nuk është adekuate, pasi tashmë Arben Vitia nuk është ministër i Shëndetësisë, i cili më 1 tetor dha dorëheqje nga ky post për të kandiduar për kryetar të Prishtinës.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online lidhur me dorëheqjen e Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë:

https://kosovapress.com/lajmi-i-fundit-arben-vitia-jep-doreheqje-nga-posti-i-ministrit-te-shendetesise/


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga klankosova.tv:

https://klankosova.tv/sa-persona-lejohen-ne-nje-salle-dasmash4/


Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm se bëhet fjalë për një lajm aktual lidhur me organizimin e dasmave. Ndërsa pasi të klikosh në të, vërehet se lajmi është i vjetër dhe është i muajit qershor.

Nga analiza e kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere