Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Kurtit iu refuzua viza amerikane, është i pavërtetë

HIBRID

Portali “kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Kryeministrit Kurti i refuzohet viza për SHBA!”.

Ky portal ka pretenduar se kryeministrit të Republikes sonë, i është refuzuar viza edhe nga shteti më i fuqishmën në botë, respektivisht ‘bashkësponzorizuesi’ i lindjes dhe i ndërtimit të Kosovës, ShBA-të. Lajmi përkitazi për ketë ‘embargo’ amerikane ndaj Kurtit,  redakisa e KoosvaPost e ka mësuar nga burime të afërta me Qeverinë Kurti.

Megjithatë, ky pretendim i portalit “kosovapost.net” është hedhur poshtë nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim, Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/kryeministrit-kurti-i-refuzohet-viza-per-shba/

Më poshtë mund të gjeni artikullin e “kosovapost.net” të publikuar edhe nga disa media tjera online në Kosovë.

https://gazetademos.com/kryeministrit-kurti-i-refuzohet-viza-per-ne-shba/?fbclid=IwAR2IIYFU5b6VfHI2Nc5s4UVibiRCUQtr7BzS61WYnM1fs76PBzLGptmw-LU
https://gazetademos.com/kryeministrit-kurti-i-refuzohet-viza-per-ne-shba/?fbclid=IwAR2IIYFU5b6VfHI2Nc5s4UVibiRCUQtr7BzS61WYnM1fs76PBzLGptmw-LU

Zyrtari për informim i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, foli për “klankosova.tv”, duke demantuar raportimet se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane.

”Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/kryeministrit-kurti-nuk-iu-refuzua-viza-amerikane-se-shpejti-udheton-per-vizite-ne-shba/?fbclid=IwAR0-2shBQiBc2cum2OSU5ZY2A8ccFuBPh-jyjxVnpomy7Nbb1-hK9H3J1bE


Analiza:

Portali “kosovapost.net” ka publikuar një artikull duke u thirrur në burime, ku pretendohet se kryeministrit Albin Kurti i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky artikull është shpërndarë edhe nga disa media tjera online në Kosovë.

Megjithatë, këtë pretendim të portalit “kosovapost.net” e ka demantuar zyrtari për informim nga Qeveria e Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo nuk është e vërtetë dhe kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere