Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se brenda 24 orëve pritet lirimi i policit serb të arrestuar dhe heqja e barrikadave në veri

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaNewborn.info” ka publikuar dje (12 dhjetor) një artikull me titull “Ekskluzive: Pritet brenda 24 orëve lirimi i policit serb të arrestuar dhe heqja e barrikadave”.

Ky portal ka pretenduar se Polici serb i arrestuar ditë më parë, “pritet të lirohet brenda 24 orëve të ardhshme dhe të bëhet heqja e barrikadave në Veri”.

Sipas autorit të këtij artikulli pretendohet se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb do të lirohet shkaku i kaosit që mbizotëron në gjykatat në veri të Mitrovicës.

Ish-zyrtari policor Dejan Pantiq nga komuniteti serb ishte arrestuar më 10 dhjetor nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese, në zyret e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. (shih këtu)

Megjithatë, ky pretendim i bërë nga ky portal i dyshimtë është i pasaktë, pasi ish-zyrtarit policor i është caktuar një muaj paraburgim.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “GazetaNewborn.info”:

https://gazetanewborn.info/2022/12/12/ekskluzive-pritet-brenda-24-oreve-lirimi-i-policit-serb-te-arrestuar-dhe-heqja-e-barrikadave/?fbclid=IwAR1mh0Ypbc6V8O-wAc_pAgmGSL06Qdu67fYPJ76ArJSJWHZ-UZnS58BFp1g

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Newborn”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë qindra komente e reagime nga lexuesit. (shih këtu)


Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i tha “Radios Evropa e Lirë” se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është caktuar një muaj paraburgim, i cili dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”. (shih këtu)

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që ta dërgojë në paraburgim ish-policin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, shkruan “KosovaPress.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “GazetaNewborn.info” ka pretenduar rrejshëm se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, do të lirohet brenda 24 orëve, si dhe do të bëhet heqja e barrikadave në veri të Kosovës.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë e ditur se Pantiqit i është caktuar një muaj paraburgim, pasi i njëjti dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “GazetaNewborn.info” si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere