Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht numri i rasteve aktive me Covid-19

HIBRID

Portali informativ “Botasot.info” dje (4 korrik) ka publikuar një artikull, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në titull thuhet se në Kosovë janë 106 raste aktive me virusin Korona.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet që titulli i këtij artikulli është shkruar gabim, pasi Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 106 raste të reja me Covid-19, ndërsa raste aktive janë 1066.

Gabim është bërë edhe në raportimin e rasteve aktive që pretendohet të jetë 106, por në raportin e MSH-së bëhet fjalë për 1066 persona.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Botasot.info”:

106 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë realizuar 294 teste.

Prej të cilave 106 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, janë 1066 raste aktive. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 52 persona.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1835650/106-raste-aktive-me-covid-19/?fbclid=IwAR39Jx1A83QCCLfUUeqkg2-ITuKZ7wY3oBiRS9Mks4sG_PY8KUo-RoYfh1g


Raportin e plotë të IKSHPK-së të publikuar me datë 17 mars në faqen zyrtare në Facebook mund ta gjeni këtu.

FOTO Raporti 24 orësh i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (4 korrik)

Analiza:

Portali “botasot.info” ka gabuar në numrin e rasteve aktive me COVID-19 për 24 orët e fundit. Në titullin e këtij artikulli thuhet se 106 raste janë aktive, ndërsa në raportin 24 orësh të MSH-së thuhet se numri i rasteve aktive është 1066.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “botasot.info” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere