Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Tubimi nuk i dedikohet Fitore Pacollit

HIBRID

Mediumi online “periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “LVV përgatit tubimin përmbyllës në Prishtinë: I dedikohet deputetes Fitore Pacolli?”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi në tekst thuhet se tubimi do të jetë aktivitet përmbyllës i fushatës zgjedhore të LVV-së në Prishtinë për raundin e dytë.

Pra, tubimi i dedikohet kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arben Vitia.

Autori i këtij artikulli ka përdorur ironi, duke u bazuar në mbishkrimin e posterit informues të LVV-së, “Tubimi i fitores”, duke pretenduar se ky takim përmbyllës mund t’i dedikohet deputetes së këtij subjekti politik, Fitore Pacollit.

Mirërpo, kjo lë hapësirë për keqinformim të atyre lexuesve që informohet vetëm përmes titullit.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “periskopi.com”:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se do të jetë i pranishëm në përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e balotazhit në komunën e Prishtinës.

Kjo bëhet e ditur nga fletushak që ka nxjerrë Qendra e Prishtinës e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai si duket nuk do të jetë i pranishëm në darkën që do të shtrohet në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Folës tjerë në atë që është regjistruar si “Tubimi i Fitores” do të jenë Arben Vitia dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Nuk dihet nëse “Tubimi i Fitores” bëhet për deputeten Fitore Pacolli apo për fitoren që VV beson se mund ta arrijë në Prishtinë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “periskopi.com”:


Më poshtë mund të gjeni njoftimin e bërë në Facebook nga “Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës” për tubimin përmbyllës në Prishtinë:

https://www.facebook.com/lvv.pr/posts/1572829529731573


Analiza:

Portali “periskopi.com” ka publikuar njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje për tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të raundit të dytë për Prishtinën, me mbishkrimin “Tubimi i FITORES”.

Por, ky portal ka ironizuar me këtë mbishkrim duke i dhënë konotacion tjetër, se ai mund të jetë tubim për deputeten e LVV-së Fitore Pacollin.

Mirërpo, ky ironizim mund të lë hapësirë për keqinformimin e atyre lexuesve që informohet vetëm përmes titullit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere