Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se një litër naftë në një pompë në Shkup kushton 1.16 euro

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Aktualisht nafta në Maqedoninë e Veriut kushton 1.62 euro për litër, jo 1.16 euro siç u pretendua.

Faqja në Facebook me emrin “Universal” ka publikuar më 26 shtator një përmbajtje me pretendimin se një litër naftë në pompën “Besa” në Shkup kushton 1.16 euro.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Të dhënat e publikuara në ueb-faqen “fuel-prices.eu” e cila mbledh dhe paraqet të dhëna për çmimet e karburanteve nga burime zyrtare, nuk e mbështesin këtë pretendim.

Sipas kësaj platforme, çmimi i një litri naftë në Maqedoninë e Veriut është 1.62 euro. Të dhënat paraqesin historikun e çmimeve nga 25 qershori deri më 29 shtator 2026.

Gjatë kësaj periudhe, sipas “fuel-prices.eu”, çmimi më i ulët i regjistruar për një litër naftë ishte 1.297 euro, më 6 korrik, ndërsa çmimi më i lartë ishte 1.698 euro, më 22 shtator (shih këtu).

Këto të dhëna tregojnë se pretendimi i publikuar në Facebook se një litër naftë në pompën “Besa Petrol” në Shkup kushton 1.16 euro nuk përputhet me të dhënat e publikuara nga “fuel-prices.eu”.

Sipas të dhënave të kësaj platforme, çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut më 29 shtator është rreth 1.62 euro për litër. Kjo përkon me çmimin e ri të përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut, i cili ka hyrë në fuqi më 29 shtator (shih këtu).


Po ashtu, imazhi i publikuar nga faqja “Universal”, në të cilin pretendohet se çmimi i një litri naftë në këtë pompë është 1.16 euro, rezulton të jetë i gjeneruar me inteligjencë artificiale. Platforma për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara me IA, “Hive Moderation”, e vlerësoi imazhin me 99.9% probabilitet se është krijuar me inteligjencë artificiale (shih fotografinë më poshtë).


Analiza

Të dhënat për çmimet e karburanteve nuk e mbështesin pretendimin se nafta në pompën “Besa” në Shkup kushton 1.16 euro për litër. Çmimi i naftës sot (29 shtator) është rreth 1.62 euro.

Po ashtu, imazhi i publikuar nga faqja “Universal” rezulton të jetë i gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere