Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Zemaj dhe mediat harrojnë që Ligji për Sigurime Shëndetësore është në fuqi

HIBRID

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë lajmin në të cilin citojnë ministrinë e Shëndetësisë, Armend Zemajn, të ketë thënë se janë duke u bërë përgatitje për hartimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Kjo deklaratë e vet ministrit, por edhe mediave që e kanë cituar atë, nuk përkasin me të vërtetën.

Sikurse vet ministri Zemaj, ashtu edhe mediat, në këtë rast, kanë mundur ta vizitojnë “Portalin Shtetëror” të Kuvendit të Kosovës, ku shihet qartë se Ligji i fundit për Sigurime Shëndetësore, është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013.

Kjo iniciativë është bërë e ditur nga vet ministri Zemaj, përmes një postimi në Facebook. Mirëpo, në këtë postim, nxitë një kontradiktë rreth veprimeve të Ministrisë në raport me këtë Ligj. Në pjesën e parë të postimit thotë:

“Me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë biseduam për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse”.


Kjo pjesë e deklaratës, tregon se Zemaj ka rënë në kundërshtim zhvillimet e viteve të fundit në fushën e Legjislativit, pasi Ligji për të cilin po flet, tashmë është aprovuar në Kuvend.

Vegëza e “Portalit Shtetëror”:

https://www.rks-gov.net/AL/f263/shendetesia/sigurimet-shendetesore


Me këtë, siç duket ka vënë në lajthitje edhe disa media, të cilat nuk kanë konfirmuar këtë informatë të ministrit.

Zemaj nis hartimin e ligjit për Sigurimet Shëndetësore

https://kosova.info/zemaj-fillojne-bisedimet-per-hartimin-e-ligjit-per-sigurimet-shendetesore/
https://fakteplus.net/zemaj-po-pergatitemi-per-hartimin-e-ligjit-pe%CC%88r-sigurimet-she%CC%88ndete%CC%88sore/

https://www.syri.net/syri_kosova/sociale-lajme/158575/zemaj-nis-hartimin-e-ligjit-per-sigurimet-shendetesore/


Në pjesën e dytë të postimit, Zemaj thotë se duhet të kompletohet kuadri ligjor për funksionalizimin e Ligjit. Kjo lë të nënkuptohet se MSH do të angazhohet që të vë në funksion ligjet që ndërlidhën me shëndetësi të cilat vazhdojnë të mos gjejnë zbatim, përkundër që janë votuar në Kuvend dhe tashmë janë në fuqi, sikurse që është edhe Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

“Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”.


Analiza:

Duke kontrolluar gjithë këto fakte, mund të thuhet se lajmi i publikuar në media kategorizohet si “dezinformatë”, “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “gabim”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Gabimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere