Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet fëmijën duke fjetur në baltë, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar dje një imazh dje (21 mars) ku shihet një fëmijë më duke fjetur në një ambient me baltë.

Ky imazh përmban në vete mbishkrimin “PA FJALE ????????????”. Meqenëse faqja në periudhën e fundit publikon përmbajtje që ndërlidhen me gjendjen aktuale në rripin e Gazas, imazhi i publikuar lë të nënkuptohet se paraqet gjendjen e fëmijëve atje.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është real dhe se i njëjti është krijuar me anë të inteligjencës artificiale.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “The Reis” në Facebook:

https://archive.is/sBfqk


Pasi të analizohet imazhi nga afër, vërehen deformime grafike në që lënë për të dyshuar se ky imazh është gjeneruara me inteligjencë artificiale. (shih fotografinë më poshtë)

Krahas kësaj, Hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit “Hive Motivation” rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale, ndërsa platforma isitai.com thekson se “ky imazh ka të ngjarë të jetë krijuar me inteligjencë artificiale”.

Në kuadër të kontrollit të fakteve, Hibrid.info ka trajtuara edhe më parë disa përmbajtje me imazhe të gjeneruara më inteligjencë artificiale (këtu, këtu, këtu, këtu, këtu).


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezulton që fotografia është gjeneruar me AI.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere