Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Rikthimi i keqinformatave të vjetra në kohë zgjedhjesh

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Periudha para zgjedhjeve qendrore ka kthyer në qendër të mediave sociale deklaratat e qëndrimet e mëhershme të zyrtarëve politikë, që po rishpërndahen nga përdoruesit për të rikujtuar premtime apo pozicione të kaluara të aktorëve të caktuar politikë.

Por krahas tyre, llogari të ndryshme në media sociale kanë rikthyer edhe përmbajtjet e rreme apo të sakta të përdorura në kontekst tjetër, të cilat kanë qarkulluar më herët ndër vite apo edhe muaj. Hibrid.info në javët e fundit ka trajtuar disa përmbajtje të rreme që janë rikthyer në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Pra bëhet fjalë për fenomenin e rikthimit në qarkullim të përmbajtjeve të rreme ose mashtruese nga periudha e shkuar, në kontekste të reja politike.


Më 20 nëntor, hibrid.info ka trajtuar një përmbajtje të publikuar në TikTok e në të cilën pretendohej se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qëllimi i tij është që me opozitën ta rrëzojë Qeverinë Kurti në Kosovë. Imazhi i publikuar shfaqte Vuçiqin, përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pretendimi ishte bërë kur Kuvendi votoi kundër mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, dhe Kosova po shkonte drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. E pretendime të ngjashme për “deklarata të tilla” të Vuçiqit për lidhje të Listës Serbe me opozitën në Kosovë ka pasur edhe në të kaluarën. Hibridi i pati trajtuar dy vetëm sivjet, në muajin shkurt dhe në prill.

Është rikthyer në media sociale edhe pretendimi i rremë se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më 1998 ka deklaruar se “kush i mbështet SHBA-të dhe Rugovën, është kundër Kosovës”. Ky publikim u rikthye në Facebook edhe pse qysh më 2021 ishte gjetur se nuk është i vërtetë. Hibrid.info e pati trajtuar edhe më 2024.

Një tjetër përmbajtje që prek aktorët politikë në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit u rikthye më 7 dhjetor. Një faqe në Facebook riktheu pretendimin se presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se “Qeveria e Kosovës po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”. E vërteta është se ai nuk ka dhënë deklaratë të tillë. E pretendimi i rremë qarkullon në Facebook që nga viti 2023.


Edhe gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur keqinformime që buronin nga përmbajtje të vjetra, por që u shfaqën në kontekste të reja. Në një rast, ishte publikuar një video e analistit Shkëlzen Gashi tek i ofronte mbështetje Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës. Por e vërteta ishte se videoja ishte e para katër vjetësh. Në kontekst të ri, videoja e vjetër linte përshtypjen sikur Gashi i ofronte sërish Ramës mbështetje.

Rikthim të videomaterialeve të manipuluara të vjetra ka pasur edhe në fillim të nëntorit, në kohën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Në një video të publikuar në Facebook më 9 nëntor pretendohej se Kurti në Kuvend ka thënë se “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, trafikimin e organeve”. Por bëhej fjalë për shkëputje të deklaratës dhe nxjerrje nga konteksti. Ajo ishte ndarë nga fjalimi i Kurtit i vitit 2014, kur ai kundërshtonte Gjykatën Speciale dhe se para kësaj fjalie, Kurti kishte folur për një perceptim të mundshëm që mund ta sjellë formimi i Gjykatës Speciale dhe jo mendimin e tij se shqiptarët kanë kryer krime. Videoja e shkëputur me pretendim të njëjtë ishte shpërndarë edhe më herët. 

Kanadaja, si shembull i ngjashëm i fenomenit

Më 2019, “cbc.ca” pati raportuar se si gjatë zgjedhjeve federale ishin rikthyer përmbajtje të vjetra, që mund të shkaktonin keqinformim. Në një rast ishte rikthyer publikimi i 2014-s (pra 5 vjet më herët se zgjedhjet), për një studim për rastet e korrupsionit në Polici. Ajo ishte shpërndarë në grupe në Facebook, duke gjeneruar mijëra reagime. Duke mos e treguar se bëhej fjalë për publikime të vjetra, pretendimet u lidhën edhe me kryeministrin e asaj kohe Justin Trudeau, edhe pse bëhej fjalë për hetime që kishin ndodhur krejtësisht më herët, nën administratën e Stephen Harperit, 1995-2005.

Pse ripublikohen keqinformatat?

Sipas artikullit shkencor “Eksplorimi i faktorëve që zbusin ndikimin e vazhdueshëm të keqinformimit” (Exploring factors that mitigate the continued influence of misinformation) nga Kan et al. (2021), edhe pasi një informacion të jetë korrigjuar, besimet dhe perceptimet e individëve shpesh vazhdojnë të ndikohen nga informacioni fillestar. Ky fenomen njihet si Efekti i Ndikimit të Vazhdueshëm (Continued Influence Effect – CIE).

Informacioni që është thelbësor për rrjedhën e ngjarjes ose narrativës ka lidhje të forta me detajet e tjera të historisë dhe është më rezistent ndaj korrigjimit, ndërsa informacioni periferik ripublikohet më rrallë dhe ka ndikim më të dobët. Artikulli sugjeron se ofrimi i një alternative për informacionin e rremë ose adresimi i tij i drejtpërdrejtë është thelbësor. Në të kundërt, informacioni i pavërtetë mund të vazhdojë të ripublikohet dhe të mbetet i integruar brenda modelit mendor të individit.


Përveç korrigjimit të përmbajtjeve të pasakta, në artikujt e hibrid.info ofrohen edhe informacione shtesë që ndihmojnë lexuesit të kuptojnë më mirë kontekstin e ngjarjes. Andaj, para se të besoni përmbajtjet tjera, ne ju inkurajojmë të ndjekni publikimet tona për të qëndruar të informuar mbi zhvillimet e rëndësishme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere