Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Abazi nuk ka thënë se VV do t’i fitojë 90% të votave

HIBRID

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazaj shpall fitoren e VV-së me 90% të votave”.

Pretekst për të bërë këtë artikull, ky portal ka marrë një status në Facebook të Haki Abazit, ish zëvendëskryeministrit të Kosovës në Qeverinë Kurti. Abazi në këtë status kishte komentuar rezultatin e një sondazhi të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku ishte matur opinioni i përdoruesve të Facebook-ut për preferencat partiake në zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë, ku Vetëvendosje printe me 90%.

Mirëpo, në përmbajtjen e këtij teksti, askund nuk shihet që Abazi të ketë thënë se VV do të fitojë me 90% të votave si dhe “nuk e ka shpallur fitoren e partisë së tij”, ashtu siç pretendohet në titullin e artikullit të “Periskopi.com”.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Periskopi.com”:

Haki Abazaj shpall fitoren e VV-së me 90% të votave

Haki Abazi, njeriu i dytë më i pushtetshëm nga VV ne Qeverinë Kurti ka shpërndarë sondazhin e një emisioni televiziv ne TV Dukagjini.

Në këtë sondazh, VV-ja e Abazit ka arritur t’i marre mbi 90% të votave.

Duket që ish zv.kryeministri sonte ka zgjedhur ta kalojë kohën duke përcjellë debate televizive, përcjell Periskopi.

VV njihet për mobilizimin që iu bën simpatizantëve të saj për të votuar në sondazhe televizive e mediale.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Periskopi.com”:


Për dallim me atë që pretendohet në artikullin e Periskpi.com, Abazi në profilin e tij në Facebook ka shkruar diçka tjetër, pra ka postuar një fotografi me sondazhin e krijuar nga TV Dukagjini, të cilit i ka lënë mbishkrimin “Liria e shprehjes dhe mendimit, me fakte dhe pa ofendime”.

Statusi i Haki Abazit në Facebook:

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157606560415718


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, shihet qartë se “Periskopi.com” në këtë shkrim ka interpretuar faktet në mënyrë të shtrembëruar. Kjo shihet në përmbajtjen e artikullit, ku Abazi asnjëherë nuk ka thënë se VV do t’i fitojë zgjedhjet me 90% të votave, e as nuk e ka shpallur fitoren e partisë së tij. Ky shkrim kategorizohet si “manipulim i fakteve” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Manipulim i fakteve – Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere