Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të trilluar dhe lajm të vjetër: Biden nuk e përmendi Kurtin

HIBRID

Portali i dyshimtë “Lajmee.com”, ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden pasi fitoi ka disa fjalë për Albin Kurtin dhe Shqiptarët që e ndihmuan”.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet fjalimi i Joe Biden-it në vitin 2002, gjatë një takimi me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në SHBA si dhe me disa përfaqësues politikë të Kosovës, gjë që nuk ndërlidhet fare me aktualitetin politik, veçanërisht me atë çka pretendohet në titullin e artikullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Lajmee.co”:

https://lajmee.co/co/joe-biden-pasi-fitoi-ka-disa-fjale-per-albin-kurtin-dhe-shqiptaret-qe-e-ndihmuan/?fbclid=IwAR3YBZmbGuhSJOjXhBDeSme6ANz7gqUfjcY0jJzzeoRu6kqEGzf5we3gqeg

Biden këtë fjalim e bëri gjatë kohës kur ishte udhëheqës i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan. Ndërsa në këtë fjalim ishin përfaqësues të lobit shqiptaro-amerikan, respektivisht Ligës Shqiptaro-Amerikan të udhëhequr nga Joseph DioGuardi.

Fjalimi i plotë i Biden, i përkthyer në gjuhën shqipe:

https://www.youtube.com/watch?v=ouiLpZPU77o&feature=emb_title

Analiza:

Artikulli i publikuar në “Lajmee.com” përmban titull të sajuar që nuk përputhet me tekstin. Ky portal i dyshimtë i ka vendosur qëllimisht këtë titull, për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, marr parasysh konteksti aktual politik, në kohën kur Biden fitoi zgjedhjet presidennciale në SHBA. Përmes titullit, autorët e këtij artikulli të rremë, stimulojnë rritjen e klikimeve, nga të cilat përfitojnë. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere