Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “Sabri Fejzullahu është në gjendje të keqe shëndetësore” , është i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “I Madhí Sabrí Fejzullahu..ne gjendje jo te míre shendetsore”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në tekst gjendet një deklaratë e vjetër nga këngëtari Sabri Fejzullahi dhënë më 27 qershor 2021 në emsionin “Robi plaket kur don vet”, ku kishte folur për këngëtarët në përgjithësi se nuk janë ashtu siç paraqiten.

Pra, pretendimi se Sabri Fejzullahu është në gjendje të rëndë shëndetësore, siç thuhet në titull, del të jetë i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/01/09/i-madhi-sabri-fejzullahu-ne-gjendje-jo-te-mire-shendetsore/?fbclid=IwAR3wU4aScjjkDMUgyH-17rJ3kqIHZCSuMSQdwdJnKu1kZb6ib75MenMUjF8

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu).


Pas hulumtimit të kryer nga Hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është gjetur artikulli autentik i publikuar në kohë reale nga portali “GazetaBlic.com”, i cili është përdorur nga portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” për të krijuar këtë artikull me titull të sajuar. (shih këtu).


Intervistën e plotë të Sabri Fejzullahut në emisionin e plotë “Robi plaket kur don vet” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër me një deklaratë të këngëtarit Sabri Fejzullahu, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vendosur titull të rremë se artisti në fjalë është në gjendje të keqe shëndetësore.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere