[email protected]
Lajm i pa saktë rreth ndryshimit të orarit të lëvizjes
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, përmes një artikulli me titull të sajuar – “Lajmi i Fundit: Merret vendimi zyrtar, ndryshohet orari i lëvizjes” – pretendon të dezinformojë lexuesit duke lënë të kuptohet është marr vendim nga institucionet përgjegjëse për ndryshim të orarit për kufzim të lëvizjes.

Përderisa në titull paralajmërohet ndryshimi i orarit, teksti shihet se paraqet një temë krejtësisht tjetër. Sipas një hulumtimi të shkurtër të bërë nga hibrid.info konstatohet se në përmbajtje të artikullit është vendosur një pjesë të komunikatës së shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, përmes së cilës njoftojnë se kanë anuluar protestën e paralajmëruar të hënën.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Lajmi i Fundit: Merret vendimi ZYRTAR , ndryshohet orari i levizjes!

Rekomandimet e këtij komiteti ishin që masat sa i perket orarit të punës dhe qarkullimit të përsonave fizikë duhet që të lehtësohen. Kjo me arsye sepse vlerësimet e fundit lidhur me gjendjen e përhapjes së pandemic, tregojnë se ka përmirësime të dukshme në uljen e numrit të rasteve positive”,

Nese Deshironi q eta ndigjeni lajmin e plote ./Ju ftojme q eta hapni marktingun per 5 sekonda dhe shfaqet lajmi

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/25/lajmi-i-fundit-merret-vendimi-zyrtar-ndryshohet-orari-i-levizjes/?fbclid=IëAR3z3mCQ_STDT1nlHl4jaZeidrQBfsq8gPzSE0GQcCPjbEureqh3eUDyFeg

Pjesa e tekstit të publikuar nga ky portal i dyshimtë, bazohet në vendimin e shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, për të anuluar protestat, pas vendimit të institucioneve relevante për të hequr masat e kufizimit të lëvizjes. Ky vendim i kësaj u publikua në faqen e Facebook-ut të kësaj shoqate.

“Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasiqë këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Gastronomëve të Kosovës.

Komunikata e plotë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1060523057715151

Analiza:

Artikulli në portalin e dyshimtë Specialja.com përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin brenda. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “Clickbait”, “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others