Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore të pa vërtetuara

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Dezinfektuesi ju than duart? Ja disa mënyra si t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje!”.

Në këtë artikull përmenden disa zgjidhje se si t’i shëroni duart nga tharja e shkaktuar nga dezinfektuesit. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit.

Tani që jemi në kohë pandemie, lajme të tilla vazhdojnë të publikohen shumë shpesh, e që shumica nga to nuk i referohen asnjë studimi apo hulumtimi.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur t’ju thahen duart për shkak të alkoolit, mirëpo ne kemi disa zgjidhje të lehta e të shpejta, që do të bëjnë mrekulli në duart tuaja.

Ajka e Qumështit: përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura. Ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Lëngu i Limonit: bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës. Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.

Kosi: është aleat i shkëlqyer i lëkurës. Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit. Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Mjalti: ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet. Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/shendetesia/515804/dezinfektuesi-ju-than-duart-ja-disa-menyra-si-ti-sheroni-shpejt-dhe-pa-dhimbje/?fbclid=IwAR2GLCm6YCLCUo7hADwVA3eo0B3IxkACALwUd40M8RFGjycR8-C0qK9aB74


Analiza:

Në këtë artikull mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Ky lajm mund të jetë i vërtetë, por përderisa i mungojnë referencat që qartësojnë se nga cili studim apo hulumtim është marrë ky ilaç, atëherë artikulli kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere