Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e njëjtë përdoret në ngjarje të ndryshme

HIBRID

Gazeta online “Sinjali.com” ka publikuar një lajm me fotografi që nuk i përgjigjet ngjarjes.

Në këtë lajm bëhet fjalë për djegien e një automjeti në komunën e Kamenicës, nga persona të panjohur. Ndërsa, fotografia që i është bashkangjitur këtij teksti, nuk i përgjigjet ngjarjes në fjalë.  Fotografia është e një veture të djegur në rrugë, si dhe ka targa të Shqipërisë, dhe në bazë të ambientit përreth (infrastrukturës rrugore), duket të mos jetë në Kosovë.

Këtë fotografi, përpos portalit “Sinjali.com”, e kanë përdorur edhe shumë media të tjera, duke mos e cekur si foto ilustrim, si dhe nuk tregohet autenticiteti i saj.


Disa nga portalet që e përdorën fotografinë e njëjtë për ngjarje të ndryshme:

https://sinjali.com/te-panjohurit-hyjne-ne-oborr-dhe-djegin-automjetin-e-pronarit-te-shtepise-ne-kamenice/?fbclid=IwAR12ziAJgL7SPGwWmZTCwDGkzgSYQKZ5T4KWwchSyhcZ6EPw5VvEq6T-XIE
https://lajmifundit.al/2020/05/19/digjet-makina-13/

https://www.newsbomb.al/merr-flake-makina-ne-ecje-ne-berat-digjet-komplet-pjesa-e-perparme-218031

E njëjta fotografi është përdorur nga mediat e Shqipërisë për të paraqitur shpërthimin e veturës së kryetarit të Bashkisë së Vlorës, por edhe për raste tjera, si djegia e veturës së një polici në Elbasan.


Analizë:

Fotografia e njëjtë e përdorur në ngjarje të ndryshme ndodhë mjaft shpesh nga mediat kosovare dhe ato të Shqipërisë. Publikimi i fotografisë që nuk i përshtatet ngjarjes pa mbishkrimin  “Ilustrim” apo edhe përshkrimin e autenticitetit të fotos konsiderohet si jo-profesionale dhe si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere