[email protected]
Pretendimi se “autobusë me targa të Beogradit po sjellin protestues në veri” nuk është i argumentueshëm
shape
shape
shape

Media online “Jepi Zë” ka publikuar një video në Facebook me përshkrimin se “2 autobusa me targa nga Beogradi sjellin protestues në Jarinjë”.

Ky medium shkruan se këta dy autobusë me targa të Beogradit janë parë teksa zbarkojnë rreth 100 protestues në Jarinjë, si dhe në të njëjtët autobusë kanë hypur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.

Por, këtë pretendim të “Jepi Zë” e ka demantuar Policia e Kosovës, e cila për “lajmi.net” ka thënë se “ky lajm nuk qëndron, pasi që sipas tyre qytetarët serbë udhëtojnë me autobus në baza ditore dhe me linjë të rregullt, por kanë bërë të ditur se autobusët nuk kanë kaluar kufirin pasi që rruga është e bllokuar, andaj qytetarët kanë zbritur dhe hipur në autobus në afërsi të pikës kufitare”.

Vegëza e postimit nga “Jepi Zë” në Facebook:

https://www.facebook.com/jepize02/videos/215386187244456/


Më poshtë mund të gjeni demantin e Policisë së Kosovës lidhur me këta autobusë, ku bëhet e ditur se kjo është një linjë e rregullt.

https://lajmi.net/policia-demanton-mediat-per-autobusat-me-protestues-nga-beogradi-ne-veri-eshte-linje-e-rregullt/

“Jepi Zë” e ka publikuar videon e këtyre autobusëve ku shihet se disa persona janë duke zbritur nga ta. Mirëpo, kjo video nuk mund të konsiderohet si fakt i mjaftueshëm që argumenton pretendimin, meqenëse është errët dhe nuk duket qartë ambienti përreth autobusëve, që do të mund të jepte detaje tjera rreth vendndodhjes së tyre.


Analiza:

Mediumi online “Jepi Zë” ka publikuar një artikull në Facebook bashkangjitur me një video, ku thuhet se dy autobusë me targa serbe kanë sjellur protestues në Jarinjë. Por, këtë pretendim e ka hedhur poshtë Policia e Kosovës, duke thënë se ky lajm nuk qëndron, pasi që sipas tyre, qytetarët serbë udhëtojnë me autobus në baza ditore dhe me linjë të rregullt, si dhe autobusët nuk e kanë kaluar kufirin pasi që rruga është e bllokuar.

Megjithatë, në videon e publikuar nga “Jepi Zë” shihet se disa persona dalin nga autobusi, por pamja është e errët dhe nuk mund të shihet qartë ambienti përreth, për të parë më shumë detaje, që do të mund ta argumentonin pretendimin e bërë nga ky portal rreth vendndodhjes së tyre.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të “Jepi Zë” si “përmbajtje të paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others