Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Qeveria merr vendimin për tërheqje të 20% nga Trusti

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Express Gazeta” ka publikuar me 13 mars artikullin me pretendimin se Qeveria e Kosovës do t’ua mundësojë qytetarëve tërheqjen e 20% nga Trusti.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se përmban titull të rremë dhe lajm të vjetër.

Artikulli është publikuar më 13 shkurt, duke përshkruar opinionet e njohësve të çështjeve ekonomike në Kosovë, të cilët kishin propozuar që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Express Gazeta” në Facebook:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/342052414525829


Kjo faqe në Facebook, të njëjtin artikull me titull të rremë e ka publikuar edhe më herët, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Nga hulumtimi përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (13 shkurt) nga media online “EkonomiaOnline.net”, ku bëhet e ditur se njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë kanë propozuar që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20%. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Express Gazeta”, e cila ka afër 70 mijë ndjekës, ka publikuar një artikull që ka të bëjë me propozimin e disa ekspertëve të ekonomisë në Kosovë, të cilët propozojnë që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind.

Por, këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Qeveria e Kosovës do iu mundësojë qytetarëve të tërheqin edhe 20% nga Trusti.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga Hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere