Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen tituj për vrasje pa treguar se ngjarjet kanë ndodhur në shtete të tjera

HIBRID

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Pas klikimit të vegëzave, vërehet se asnjëra prej ngjarjeve nuk ka ndodhur në territoret shqipfolëse.

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti”, më 17 korrik 2026, ka publikuar dy postime për raste vrasjesh.

Duke i shoqëruar me mbishkrimin “LAJMI I FUNDIT”, postimet mbanin titujt: “VRITET ME ARMË ZJARRI GAZETARI I NJOHUR”, “IA NGACMOJ GRUAN, 32-VJEÇARI VRET KUSHËRIRIN E TIJ

Në të dyja postimet janë përdorur fotografi ilustruese – njëra me të shtëna armësh, ndërsa tjetra me shiritin e policisë që përdoret për izolimin e vendit të ngjarjes. Të dyja kanë edhe mbishkrimin që tregon se vegëzat e lajmeve janë në koment.

Çka nuk shkon me këto publikime?

Pas klikimit të vegëzave, vërehet se asnjëra prej ngjarjeve nuk ka ndodhur në territoret shqipfolëse. Duke qenë se postimet e faqes “Gazeta Minuti” publikohen në gjuhën shqipe, titujt përgjithësues lënë hapësirë për keqinterpretime nëse ngjarjet kanë ndodhur në territoret shqipfolëse.

Rasti 1: “LAJMI FUNDIT| Vritet gazetari i njohur – Emri

Në këtë publikim që pretendon për vrasjen e një gazetari të njohur, “Gazeta Minuti” më 17 korrik ka përdorur një imazh në të cilin shihen dy duar me armët e ngritura drejt qiellit.

Klikimi në vegëz çon në uebfaqen “blog.foodsfact.org”. Aty përmbajtja tregon se bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në Puebla të Meksikës. Rasti është raportuar nga media e organizata ndërkombëtare (shih këtu).

Bazuar në komentet në Facebook, vërehet se ka komentues që e kanë interpretuar si ngjarje që ka ndodhur në territoret shqipfolëse.

Rasti 2: Ia ngacmoj gruan, 32 vjeçari vret kushëririn e tij”

Në këtë publikim në Facebook, “Gazeta Minuti” ka përdorur një shirit policie të shkruar në gjuhën shqipe.

Edhe këtu klikimi në vegëz çon në uebfaqen e njëjtë. Përmbajtja e tekstit nuk e tregon lokacionin, por një kërkim me emrat e apostrofuar çon në raportime se ngjarja ka ndodhur në Turqi (shih këtu).

Publikimi në Facebook i ka marrë 59 komente, nga të cilët një pjesë lënë të kuptohet se kanë menduar që ngarja ka ndodhur në Kosovë.

Faqja “Gazeta Minuti” ka pasur përmbajtje që janë trajtuar nga Hibrid.info edhe në të kaluarën. Ajo më herët postonte në një uebfaqe të dyshimtë “nminut.info”.

Ngjashëm edhe “blog.foodsfact.org” nëse klikohet nuk shfaq artikuj mediatikë shqiptarë, por në gjuhën angleze dhe që nuk duket si portal informativ.

Analiza:

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar dy postime për raste vrasjesh pa e bërë të ditur në tituj se ngjarjet kanë ndodhur jashtë territoreve shqipfolëse.

Pasi kjo faqe publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, titujt dhe imazhet e përdorura kanë lënë të hapur mundësinë që të keqinterpretohet sikur rastet kanë ndodhur në territore shqipfolëse. Vetëm pas klikimit në vegëza bëhet e qartë se ngjarjet kanë ndodhur në Meksikë dhe Turqi.

Kjo mënyrë e paraqitjes ka çuar në keqinterpretime nga një pjesë e komentuesve në Facebook.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime dhe tituj si “Clickbait’.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere