Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Vetëvendosjes

HIBRID

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje”, është publikuar nga portali i dyshimtë konakushqiptar.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje.

Gjithashtu, ky artikull me titull të sajuar është publikuar edhe në muajin shtator të këtij viti, dhe i njejti është verifikuar edhe atëherë nga hibrid.info.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një koment i Sokol Halilit, kandidat për Kryetar të Skënderajt me Iniciativën Qytetare për Skënderaj.

“Nëse votoni idealin e Bekim Jasharit nuk ka dallim nga ideali i Albin Kurtit. Albin Kurti dhe Bekim Jashari janë dakorduar që komisionerët e VV-së ti shërbejn Bekim Jasharit. Në një të ardhme të afërt Bekimi do të kalon në VV”, ishte shprehur Halili.

Pra, nuk është e vërtetë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Lëvzivjes Vetëvendosje, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/4764?fbclid=IwAR21Byg56PyHzdKRqQuRd1tROHKSoNdC8qiKOGlJn6GTIzZoPbKAmwiLo5M

Më poshtë mund të gjeni komentin e Sokol Halilit të postuar më 20 shtator në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/inciativaqytetare.perskenderaj/posts/182737830631670


I njëjti artikull me këtë titull të rremë është publikuar edhe në muajin shtator nga portali tjetër i dyshimtë “albposnews.com”, të cilin e kishte verifikuar edhe atëherë stafi i hibrid.info.

Vegëza e artikullit të verifikuar nga hibrid.info:


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm se Bekim Jashari është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky artikull i njejtë është shpërndarë edhe në muajin shtator nga portali tjetër i dyshimtë “albposnews.com”.

Në përmbajtje shihet qartë se ky është vetëm një mendim i kandidatit për kryetar të Skënderajt nga radhët e Iniciativës Qytetare për Skendëraj, Sokol Halili, i cili ishte shprehur se në një të ardhme të afërt Bekim Jashari do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere